Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për 6 të arrestuarit e operacionit antidrogë “Agimi”.
Në kërkesën e saj, Prokuroria argumentoi dhe solli prova, të cilat implikojnë të arrestuarit në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Të shtunën u arrestuan në flagrancë me 27 kilogramë kanabis, Fatmir Haka ish – Oficer i Repartit të Zalherrit, Ylber Tahiri, Fatjon Hoxha, Valter Dedëndreaj, Urim Haka dhe Arben Metaj.
Gjithashtu, në një nga mjetet e sekuestruara u gjet dhe një kallshnikov.
Droga u gjet në shtëpinë e ish – ushtrakut dhe ishte e futur në 4 thasë.
Prokurori dhe Policia po punon për të faktuar se, ku do të shitej lënda narkotike dhe ku ishte aktiv grupi i shkatërruar.
Dyshohet se sasia e hashashit ishte e destinuar për t’u shitur në tregun e kryeqytetit, por ka dyshime se mund të tregtohej edhe në qytete afër Tiranës.
Tv Klan