Milot Rashica është talenti shqiptar më i përfolur për momentin. Momenti fantastik që ai po kalon në
Holandë me Vitesen ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura europiane
Ditën e sotme, përditshmja sportive “Corriere dello Sport” konfirmon interesimin e Napolit për talentin shqiptar. në shkrim thuhet se ka qenë trajneri Xhani De Biazi që e ka këshilluar ekipin nga e Napolit të transferojë Rashicën.
Sipas strategut italian, Rashica ka karakteristika të njëjta me Callejonin.
Skuadra ku aktivizohet edhe shqiptari tjetër, Elseid Hysaj kërkon përforcime në repartin ofensiv dhe talenti shqiptar do t’i përshtatej më së miri skemave që përdor trajneri Sarri.
Deri në këtë pjesë të sezonit, Rashica numëron 7 gola dhe 6 asistime në 25 ndeshje me Vitesen.
Drejtuesit e Napolit kanë mbetur të befasuar nga talenti i 19vjeçarit, e madje po mendojnë të bëjnë tentativën e parë për ta blerë