TIRANE- Kreu i PD Lulzim Basha ka folur para mbështetësve të tij dhe para medias sapo ka dalë nga Drejtoria e Policisë ku vizitoi personat e shoqëruar sot për dhunë tek parku, mes tyre dhe Cim Babasi.
“Oligarkia nuk ka për të triumfuar, ne do qëndrojmë për shtetin ligjor, për demokracinë dhe ne me qytetarët shqiptarë do fitojmë, Ky regjim bandit i ka orët e numëruara, që tregoi fytyrën e vërtetë sot para Evropës, para Amerikës, duhet ta dijë se sot ka filluar numërimi mbrapsht për të”, tha lideri i PD, Basha.
“Ne nuk zmbrapsemi, do qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të qëllimit tonë, Kushtetutës, ligjit. Edhe sot në këtë komisariat, ne ishim Ligji, ne ishim Kushtetuta e përballë kishim fytyrën e antiligjorit të fytyrës së Edi Ramës, të njeriut që drekon me Shullazët, ndërkohë qytetarët grabiten në mes të ditës nga maskat dhe burgosen në mënyrë të paligjshme. Nuk shkurajohemi nga kjo dhunë shtazarake, ne jemi alternativa e drejta, ligji, Kushtetuta”, tha më tej Basha.
Më herët, në shenjë proteste mbështetësit e Partisë Demokratike kanë bllokuar rrugën para Drejtorisë së Policisë. Ata kërkojnë lirimin e të
ndaluarve gjatë protestës te Liqeni.