Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sula im lypsi i Arditit

2016/03/28 at 12:43 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasul

Para semaforëve të Italisë një marokin i shkathët aspak lypës për 30 sekonda ta lan xhamin ta bën dritë.
Tek një semafor pranë Hotel Dajtit nuk ka marokinë. Ka lypsa që me surratin e shtrëmbëruar teatralisht, një sfungjer të qelbët dhe një shishe me ujë të pisët në duar, po u dhe ndonjë lek xhamin më tepër ta ndotin.
Ardit Gjebrea takoi tek ai semafor një lypës.
Unë kam takuar anës autostradës një Sulë.
Sula im dhe lypsi i Arditit kanë të njëjtën moshë.
Lypsi i Arditit është brun i theksuar, totalisht i pamoralshëm,  krejtësisht i lëshuar, pa asnjë turp, skrupull, vetpërmbajtje, qëndresë.
Sula im është një malësor i pamposhtur nofullshtrënguar, plot me kanun, moral, rregulla, detyrime, angazhime.
Lypsi i Arditit i ka nënë e babë, familje, farefis, të gjithë lypsarë.
Sula im nuk ka, dhe kurrsesi nuk mund të ketë, asnjë lypsar, as në familje as në fis.
Lypsi i Arditit nuk pranon të punojë kurrën e kurrës, edhe sikur ta lësh të ngordhë.
Sula im nuk pranon të lypi, edhe t’ja rjepësh lëkurën, tja sharrosh fytin, kockat një nga një t’ja thyesh e t’ja bluash.
Lypsi i Arditit fiton 10 euro në ditë duke lypur dhe duke tallur bythën para një semafori.
Sula im fiton 1 euro në ditë i vetëm mes djersësh dhe rreziqesh duke shkatërruar bunkerat për tu marrë hekurin.
Lypsi i Arditit jeton në shtëpi me qera me vetrata, televizor, stereo, dhe të gjitha paisjet.
Sula im jeton në një barrake të sajuar me llamarina dhe dërrasa, pa asnjë paisje.
Lypsi i Arditit çohet nga gjumi në orën 9.
Sula im çohet që në 5.
Lypsi i Arditit ha për mëngjez 3 salçiçe dhe 3 vezë.
Sula im mëngjezin e lypsit të Arditit nuk e sheh as në ëndërr.
Si lypsi i Arditit në Tiranë zor se ka të dytë.
Si Sula im rretheqark Tiranës dhe qyteteve të tjera ka me mijëra.
Shqipëria është e tëra plot me Sula dhe bosh me lypsa.
Te lypsi i neveritshëm i Arditit që lyp spektakël dhe pare, ha sallam dhe qesh si budalla, shkojnë vazhdimisht kamerat për t’i qarë hallin inekzistent.
Te Sula im krenar dhe i pamposhtur që mezi mban lotët, shtrëngon grushtat dhe kërcet dhëmbët, nuk kujtohet të shkojë askush për t’i qarë hallin uluritës.

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, qytetari futet mes çiklistëve për të penguar garën
Sport

VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, qytetari futet mes çiklistëve për të penguar garën

20 Maj, 2025 7:35 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Kryesore

11 Maji, Meta: Të analizohet rezultati i zgjedhjeve në çdo Qendër Votimi në Tiranë

20 Maj, 2025 7:25 pm
Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares
Sport

Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares

20 Maj, 2025 7:05 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD i kërkon KQZ që të mos certifikojë rezultatin nga votat e diasporës dhe auditim

20 Maj, 2025 6:33 pm
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
Kryesore

Krimet zgjedhore/SPAK aksion në bashkinë e Klosit,sekuestrohet kompjutera e telefona

20 Maj, 2025 6:33 pm
Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe
Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

20 Maj, 2025 6:17 pm
Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës
Bota

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës

20 Maj, 2025 5:36 pm
Musk thirrje mbretit Charles: Shpërnda parlamentin e Britanisë dhe urdhëro mbajtjen e zgjedhjeve të reja
Bota

Musk sulmon Bill Gates: Është një gënjeshtar i madh

20 Maj, 2025 5:31 pm
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën
Kronikë

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën

20 Maj, 2025 5:27 pm
Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë

20 Maj, 2025 5:20 pm
Para
Video-protesta tek Parku/ “Mos godisni janë deputetë…”

Video-protesta tek Parku/ "Mos godisni janë deputetë..."

Syzet e Getit kushtojnë më shumë se kënga e tij e vjedhur

Syzet e Getit kushtojnë më shumë se kënga e tij e vjedhur

Video-protesta tek Parku/ “Mos godisni janë deputetë…”

Gjithë videot. Ja përplasja e sotme tek Liqeni

Please login to join discussion

TE FUNDIT

VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, qytetari futet mes çiklistëve për të penguar garën

VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, qytetari futet mes çiklistëve për të penguar garën
20 Maj, 2025

Giro D' Italia po vijon me etapat e saj në Itali, por vëmendja së fundmi është zhvendosur në Napoli, aty ku...

Lexo më shumë

11 Maji, Meta: Të analizohet rezultati i zgjedhjeve në çdo Qendër Votimi në Tiranë

Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
20 Maj, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka firmosur nga qelia një dokument, përmes të cilit ka urdhëruar anëtarët e...

Lexo më shumë

Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares

Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares
20 Maj, 2025

Igli Tare pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme si drejtori i ri sportiv te Milani. Marrëveshja mes palëve është...

Lexo më shumë

PD i kërkon KQZ që të mos certifikojë rezultatin nga votat e diasporës dhe auditim

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
20 Maj, 2025

Partia Demokratike i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëpërmjet të cilës i kërkon që të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com