TIRANE- Partia Demokratike ashtu siç kishte paralajmëruar sot në orën 11:00 ka nisur protestën tek parku i Liqenit, kundër ndërtimit të këndit të lojërave. Mësohet se protestuesit e udhëhequr nga deputetët e PD kanë prishur gardhin e pjesës ku po ndërtohet. Në këtë moment ka ndërhyrë policia ku janë shënuar edhe akte dhune.
Mësohet se protestuesit kërkojnë të ngrenë çadra brenda shesh-ndërtimit, për të qendruar aty deri në ndërprerjen e punimeve. Ka një person të shoqëruar deri tani, konfirmon policia vendore Tiranë.
Mësohet gjithashtu se protesta udhëhiqet nga deputetët e PD, mes tyre edhe kreu i grupit Edi Paloka.
Lajmi në përditësim….