Nazime Visha ka lënë qelinë për të qenë e lirë, e për të mos u kthyer më pas hekurave ku kaloi 4 vite të rinisë së saj.
“Falënderoj shumë ministrin e drejtësisë, Ylli Manjani. Falënderoj Eni Vasilin, Ismail Kadarenë, drejtoreshën e institucionit, Zoje Jakaj, politikanët të gjithë. Do të nis shkollën. Më ka siguruar një bursë drejtoresha dhe do nis shkollën. Faleminderit për gjithçka”, ka thënë Visha në daljen e saj të parë publike, pasi la qelinë e burgimit.