Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Modelet mes grave

2016/03/22 at 1:14 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Burra që përdorin gratë!

Nga Desada METAJ


Duket se Majlinda Bregun e kanë bezdisur komentet e fundit të medias që merren kryesisht me pamjen dhe veshjen e ish-ministres së Integrimit. Siç ndodh rëndom me politikanët shqiptarë që i shprehin mendimet në rrjetet sociale, sot ish ministrja ka postuar një status të gjatë në Facebook, ku përpiqet të tregojë dinamikën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA nëpërmjet kandidates Hillary Clinton dhe….flokëve të saj.

Paksa e inatosur me gazetarët, politikanët (dhe biznesmenë, nje trinom që zonja Bregu i ka të pandashëm në këtë gjykim, ajo akuzon se janë ata thashethemxhinj që merren me flokët e grave, që nuk marrin shembull politikën amerikane por merren me veshjet e tyre. Që politika shqiptare, shoqëria, gjykimi apo mentaliteti është vite dritë larg asaj amerikane këtë të gjithë e kemi kuptuar dhe pa na e shpjeguar ish-ministrja Bregu.

Por që dhe modeli i politikanes që ka më shumë foto si modele se deklarata politike është shumë larg Hillary-s që 20 vitet e fundit ka të njëjtin model flokesh dhe me shumë rudha në fytyrë…..edhe këtë e kupton po kaq thjeshtë. Dhe për fat të keq modeli i vlerësimit për luk-un është tashmë fenomen i pashmangshëm edhe për median shqiptare dhe politikën tonë. Aq sa cdo të enjte një nga agjensitë kryesore në vend ofron foto të deputeteve gra, të veshjeve apo cantave të tyre, pak a shumë një lloj parade që për hir të së vërtetës merr dhe shumë klikime.

Asnjë nga të “ekspozuarat” nuk është ankuar ndonjëherë për këto foto, madje një sy i stërvitur dallon qartë dhe “pozat” e marra. E vetmja pakënaqësi mund të jetë ajo për ngatërresat e firmave të veshura apo për çantat e shtrenjta. Sepse gratë e politikës nuk harrojnë që veç kësaj të ankohen edhe për seksizëm. Jam e sigurt që është e njëjta qarravitje si për kuotat e grave në politikë, që sa më shumë rriten, aq më shumë e ulin cilësinë e politikës.

Sikundër jam po aq e bindur që një grua me imazh të kuruar është po aq e fortë dhe e zonja, sepse sharmi dhe bukuria kanë qenë gjithmonë një forcë e shtuar e debatit publik. Por kur masa tejkalohet, ateherë dhe qëllimi deformohet. Sepse kur mediat nisin të flasin vetëm për pamjen, ky nuk është vetëm problemi i medias që rend drejt klikimeve. Ndoshta është dhe kapërcimi në dukje i pandjeshëm që bëhet nga politika….tek thashethemet. Nga deklaratat dhe debati politik, tek vorbulla e marrjeve dhe dërgimit të mesazheve telefonike me “thashethemxhinjtë” e medias dhe biznesit.

Nga debati i brendshëm në parti, tek “konkursi” i bukurisë me gratë e politikës. Të nderuarat gra të parlamentit dhe politikës janë votuar dhe pëlqyer është si gra të pashme dhe të kujdesshme. Por pikë së pari ato janë zgjedhur për të bërë politikë, ndoshta jo të niveleve të zonje Clinton, por jo dhe atë të modeleve qesharakë të Berlusconit.

Kështu, më shumë politikë dhe më pak foto artistike do i bëjnë më mirë imazhit të politikaneve gra në Shqipëri, ku për një pjesë të konsiderueshme ardhja e pranverës shihet me shqetësim më shumë për të ardhmen e ngjyrave të garderobës se sa për reformën në drejtësi. Dhe për këtë nuk kanë pse të fajësojnë mediant, që së paku i mban ende në “tregun” e thashethemeve ndoshta jo për politikën e munguar që nuk mund të bëjnë, por për pamjen dhe veshjen. Që sigurisht është prapë më mirë se sa të harrohen në vorbullën e atyre që nuk lanë asnjë gjurmë në politikën e këtyre viteve të fundit.



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 Majit/ JD Vance mesazh Shqipërisë: Zëri i njerëzve ka rëndësi
Bota

“Nuk është puna jonë”/ Vance: SHBA, jo ndërhyje në përplasjen Indi-Pakistan

9 Maj, 2025 1:25 pm
UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve
Bota

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

9 Maj, 2025 1:21 pm
PD kërkesë KQZ, Topalli: Kutitë nga Greqia të trajtohen veç! Dyshojmë për manipulime
Aktualitet

“Zarfet e Greqisë të mos bashkohen me të tjerat”/Topalli: Manipulim masiv me votat

9 Maj, 2025 1:09 pm
Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë
Aktualitet

Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë

9 Maj, 2025 12:54 pm
Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
Aktualitet

Tentoi të përplaste me makinë vëllanë e tij, arrestohet 60 vjeçari

9 Maj, 2025 12:42 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë

9 Maj, 2025 12:39 pm
Inteligjenca gjermane shpall AfD organizatë ekstremiste: Kërcënon demokracinë
Bota

Pezullohet përkohësisht klasifikimi ekstremist për AfD

9 Maj, 2025 12:36 pm
Krimet zgjedhore/ Përfundon takimin në Shkodër, Dumani mbërrin në Lezhë
Aktualitet

SPAK në Shkodër, PSD: Asnjë nga anëtarët tanë s’është përfshirë në krime zgjedhore

9 Maj, 2025 12:29 pm
E zuri masivi i dheut, gjendet trupi i Ardit Beshirit
Aktualitet

E zuri masivi i dheut, gjendet trupi i Ardit Beshirit

9 Maj, 2025 12:08 pm
U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë
Bota

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë

9 Maj, 2025 12:00 pm
Para
Mos i ndani bajamet nga dieta ushqimore

Mos i ndani bajamet nga dieta ushqimore

30 xhihadistë për 1 milion të popullatës në Belgjikë

30 xhihadistë për 1 milion të popullatës në Belgjikë

Sulmet në Bruksel/ Rama: Europa do ta fitojë këtë luftë

Sulmet në Bruksel/ Rama: Europa do ta fitojë këtë luftë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Nuk është puna jonë”/ Vance: SHBA, jo ndërhyje në përplasjen Indi-Pakistan

Zgjedhjet e 11 Majit/ JD Vance mesazh Shqipërisë: Zëri i njerëzve ka rëndësi
9 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në përplasjen mes Indisë dhe Pakistanit. Kështu mësohet të jetë shprehur zëvendëspresidenti i...

Lexo më shumë

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve
9 Maj, 2025

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) i ka kritikuar të premten planet për marrjen nën kontroll të shpërndarjes...

Lexo më shumë

“Zarfet e Greqisë të mos bashkohen me të tjerat”/Topalli: Manipulim masiv me votat

PD kërkesë KQZ, Topalli: Kutitë nga Greqia të trajtohen veç! Dyshojmë për manipulime
9 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli ka denoncuar sërish problematikën e votimit të shqiptarëve në Greqi për zgjedhjet...

Lexo më shumë

Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë

Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë
9 Maj, 2025

Kryeministri, Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në aeroportin “Nënë Tereza”. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com