Gjykata Kushtetuese pritet që gjatë kësaj jave të publikojë aktgjykimin mbi kërkesën e opozitës në lidhje me zgjedhjen e Hashim Thaçit, president i Kosovës, me 26 shkurt.
Klan Kosova mëson se vendimi qe do të bëhet publik së shpejti, konstaton se nuk ka patur shkelje në procedura e as në kushtetuetshmëri gjatë votimit të Thaçit president.
Thaçi do të japë betimin në Kuvend me 7 prill ndërsa një ditë më vonë do të jetë ceremonia e inaugurimit të tij.