Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Reportazh nga lagjja Molenbeek e terroristit Abdeslam

2016/03/21 at 1:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Reportazh nga lagjja Molenbeek e terroristit Abdeslam

Tri ditë pas arrestimit të Salah Abdeslam, lagjja Molenbeek në Bruksel i është rikthyer normalitetit ndërsa dhjetëra gazetarë nga e gjithë bota vërshuan në lagjen që u vendos në qendër të vëmendjes së mbarë botës pas atentateve të 13 nëntorit të kaluar në kryeqytetin francez.

Gazetarja Aurora Allushaj na sjell ekskluzivisht për Report TV, rrëfimet e banorëve, mes tyre dhe shqiptarë mbi operacionin për kapjen e 26 vjeçarit Abdeslam.

Ajo çka mbetur nga aksioni i policisë në lagjen Molenbeek të Brukselit, ku u arrestua Salah Abdeslam, i shumëkërkuari për atentatet e 13 nëntorit në Paris, është kjo njollë gjaku, para portës së banesës ku ai fshihej gjatë 4 muajve që qëndroi në arrati.

Dy ditë më pas rruga Quatre Ventes në këtë lagje u mbi popullua nga gazetarë nga e gjithë bota që kërkojnë të dinë më shumë për 26 vjeçarin e që akuzohet për përfshirje në atentatet që i morën jetën 130 personave.

Farmacistja ngjitur me banesën ku Abdeslam u arrestua tregon se njihte vetëm prindërit e të shumëkërkuarit, por jo atë personalisht.

Kanë frekuentuar disa herë farmacinë time dhe më janë dukur njerëz të qetë, normal. Unë njihja vetëm prindërit e tij, jo Salah personalisht.

Ishin njerëz të qetë dhe normal.

Ajo çka na bie në sy, përballë me numrin 79 të kësaj rruge, ku ndodhet dhe apartamenti i Abdeslam, dikush nga familjet marokene që jetojnë aty pranë, ka nxjerrë në një karrige çaj dhe kafe siç e do zakoni në të tilla raste.

Një i ri Italian i cili punon kamarier pranë banesës së Abdeslam tregon se lagjja Molenbeek është një zonë e qetë pavarësisht faktit se ka një përzierje kombësish.

Unë isha duke punuar, më mori babai në telefon dhe më tha mos hajde në Molenbek se ka një operacion policie, por unë nuk pashë gjë.

Pavarësisht kësaj që ndodhi ndihem i sigurt, në këtë lagje nuk është se kam patur frikë ndonjëherë. Këtu ka italianë, marokenë, francezë madje edhe shqiptarë.

Ka edhe bullgarë, pra ka shumë kombësi por shumica janë marokenë.

Vetëm 40 metra nga vendi ku u arrestua Salah, ndodhen dy kafene me pronarë shqiptarë.

Në një intervistë për Report TV, kamarieri i bar Graffiti, Fidan Hoxha tregon se gjendja në përgjithësi është e qetë. Në momentin e arrestimit të Abdeslam, ai ndodhej në punë dhe mundi të shohë gjithë operacionin e policisë.

Pronari i Lokalit, gjithashtu banor i zonës prej shumë vitesh Zeqir Mushiu thotë se është mësuar me këto situata dhe kontrollet e policisë pasi ka vite në Molenbeek.

Ai shprehet se Salah jetonte aty pranë por vetë nuk e njihte personalisht.

Edhe banorët e tjerë thonë se Molenbeek është një lagje e qetë pavarësisht

Është gjithmonë shumë qetë këtu, nuk patur asnjëherë probleme.Salah Abdeslam u arrestua të premten e kaluar gjatë një operacioni masiv të forcave belge, vetëm 500 metra larg shtëpisë së tij në Molenbeek.

Vëllai i tij Brahimi, ishte një prej atenatorëve që hodhi veten në erë gjatë sulmeve të 13 nëntorit në Paris. Imami i xhamisë në Molenbeek thotë se veprimet e këtyre njerëzve nuk kanë të bëjnë aspak me islamin.

Ne diferencohemi prej këtyre njerëzve dhe përgëzojmë madje arrestimin e Salah Abdeslam.

Abdeslam i cili është me origjinë marokene, akuzohet për akte terroriste dhe sipas autoriteteve franceze, ai ishte personi që transportoi atentatorët në objektivat ku u kryen sulmet dhe që ndihmoi në prodhimin e eksplozivit të përdorur në shpërthimet.

Ahmet Gjana, deputet i Parlamentit te Brukselit dhe Këshilltar në Komunën Molenbeek shprehet për Report TV se arrestimi i Abdeslam nuk ka asnjë ndikim për komunitetin e shqiptarëve që jetojnë këtë zonë të Brukselit, por do të ndihmojë për ti rikthyer qetësinë dhe emrin e mirë lagjes Molenbeek.

Që prej sulmeve të 13 nëntorit në Paris, lagjja Molenbeek në Bruksel u vendos në qendër të vëmendjes së mbarë botës, ndërsa autoritetet belge kërkonin personat e dyshuar lidhur me atentatet që i morën jetën 130 personave në kryeqytetin francez.

Më shumë se gjysma e popullsisë prej 95 mijë banorësh në këtë lagje, janë myslimanë, kryesisht emigrantë marokenë apo pasardhësit e tyre.

Kjo zonë ka patur edhe në të kaluarën mjaft problem me shkallën e lartë të kriminalitetit, papunësinë mes të rinjve dhe mbipopullim veçanërisht në lagjet e varfra të emigrantëve./ Shqiptarja.com Aurora Allushaj

Ju sugjerojmë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Ja fustanet më skandaloze nga tapeti i kuq

Ja fustanet më skandaloze nga tapeti i kuq

Zajmina: Kam bërë gjoksin dhe buzët, nuk jam kundër ndërhyrjeve

Zajmina: Kam bërë gjoksin dhe buzët, nuk jam kundër ndërhyrjeve

Vrasja ish-policit në Bllok/ Ja çfarë deklaruan ish-kunetërit në polici

Vrasja ish-policit në Bllok/ Ja çfarë deklaruan ish-kunetërit në polici

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com