Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Torollepsja blushirama

2016/03/21 at 10:38 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bej forever

Nga Edison Ypi


Tani që çfarë la pa thënë komunisti Gianni Balla e plotësoi më së miri marksisti Taulant Pitella dhe çfarë i mungoi retorikës brilante të Massimo Blushit nuk e la pa e mbuluar me talentin e tij të rrallë oratorik Ben D’Alema, por sidomos pasi Abas Aliu i Tomorrit, alias Ilir Meta i Skraparit, u ngjit të flasi për të thënë ato që tha në tribunën e kongresit shoqëruar nga tinguj të zgjedhur pianoje që të tingëllonin si muzikë horrori, torollepsja blushirama mori formën e shumëpritur, u bë e përsosur. Shurdhimit çorroditës të torollepsjes nuk i shpëton dot askush.

Torollepsja trumpirëse blushirama të gjen e të futet nëpër të gjitha vërrat dhe zgavrat. Edhe në brim të urithit të jesh fshehur. Edhe prapa diellit të kesh ikur. Torollepsja blushirama të troket re dera, të vjen nga rruga, të hyn nga ballkoni, të depërton nga dritarja, të buçet nga dyshemeja, të bie nga tavani, të fanepset nëpër ëndërra. E vetmja gjë që mund t’i bësh torollepsjes së papërmbajtur që të ndjek këmbakëmbës, është ta durosh, ta përballosh.

Në të gjitha mënyrat, sado të vështira. Ndonjëherë edhe si më ndodhi mua. Që shkak për tu marrë me atë torollepsje u bë një budalla i djathtë që e mban veten për teoricien konservativ. Hajvani në fjalë, i rrëmbyer nga bukuria e pashoqe e torollepsjes propagandistike, paskej dalë në përfundimin mahnitës se Blushi është më i mirë se Rama. Dhashë e mora ta qartësoj budallanë e torollepsur. I thashë se protagonistët e torollepsjes nuk synojnë torollepsjen e njëritjetrit dhe as të partisë së tyre por torollepsjen e kampit përballë, një nga viktimat e të cilit ishte ai vetë.

Të mirë dhe të këqinj mund të kenë qënë partizanët dhe gjermanët e filmave të kurvit por jo edhe politikanët në një shtet demokratik. U përpoqa t’i bëj të qartë gjithashtu se torollepsja në fjalë nuk ka lidhje me përpjekjet e herëshme të pasuksesëshme të Blushit që përmes gazetës koha jonë të transferonte puçrrën e vet beninje në puçërr kanceroze mbi faqen e Doktorit, as me pakujdesinë e Ramës për të pranuar dhe zbatuar më së fundi diçka nga përvojat e Doktorit lidhur me vështirësitë specifike për të qeverisur shqiptarët. Kjo mesele është e gjitha një torlllepsje, asgjë më pak, asgjë më tepër. Meazalla.

Nuk e binda dot budallanë konservativ. Por edhe nuk mund të ndahesha aq lehtë prej tij. Nuk e sheh, i thashë, se  Rama, Blushi, Partia Socialiste, kongresi i saj, grindjet, përçarjet, propaganda, gazetat, televizionet dhe gjithçka tjetër që po ndodh mes tyre, anash tyre, rretheqark tyre, pra torollepsja që po përhapin, po synon të injektojë në mendjet e shqiptarëve idenë se në këtë vend politikën, propagandën, bukën që hamë, ujin që pimë, kripën që i hedhim gjellës, shiun që na bie nga qielli, erën që na vjen nga mali, diellin që na ngroh, hënën që na trishton, janë të gjitha tyret, i kanë të gjitha ata, e majta liberale e bijve, nipërve, sorollopërve të nomenklaturës së diktaturës, ndërsa gjithçka tjetër, praktikisht asgjënë, pra noc rrokun, e ka e djathta, elektorati i djathtë, të cilët janë aq pak dhe aq të parëndësishëm, aq të pafuqishëm, të papërfillshëm, të lodhur, të ngordhur, të vdekur, sa zëre se nuk ekzistojnë, ose me lejen e tyre edhe mund të ekzistojnë, por vetëm si dekor i pazararshëm që të majtës nuk i prish asnjë punë, përkundrazi vetëm e zbukuron duke e rrethuar me aureolën e tolerancës, mëshirës.

E majta pra, përmes kësaj torollepsje do të tregojë  se është aq e avantazhuar në sasi dhe cilësi, sa të djathtën nuk e llogarit fare. Tabloja e trishtë që përpiqet ta përhapi torollepsja blushirama, nuk është dhe nuk mund të jetë e reale. Por rreziku që përbën kjo torollepsje e së majtës për ta bombarduar elektoratin e djathtë me këtë pamje të gënjeshtërt nuk është i vogël. Se njerëzit, të majtë ose të djathtë qofshin, janë të influencueshëm, janë të luhatshëm. Njerzit e paluhatshëm ekzistojnë vetëm në librat dhe filmat e torollepsjeve propagandistike pararendëse të torollepsjes së sotme.
Jo që jo.

Ore idiot që mbahesh për konservativ, i thashë më së fundi, mblidhe veten. Blushi që ty të duket sikur po lufton dhëmb për dhëmb me Ramën, luan teatër. Për komunistat që japin edhe jetën për të mirën e partisë dhe të popullit, të luajnë teatër është gjëja më e kollajtë që e bëjnë me shumë qef. Kuptoje kaq gjë; Problemi nuk është Rama, as Blushi, aq më pak partia e tyre, dhe kurrë populli. Problemi është torollepsja çorientuese mbi të djathtën, e cila duhet të bëjë kujdes të mos bjeri në këto kurthe, duhet ruajtur të mos katandiset në atë derexhe sa të kujtohet se është e sëmurë pasi të ketë vdekur.



Ju sugjerojmë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Para
Ja si të keni gjithnjë aromë të mirë të gojës suaj

Ja si të keni gjithnjë aromë të mirë të gojës suaj

Ermal Mamaqi feston ditëlindjen, ja urimi Amit

Ermal Mamaqi feston ditëlindjen, ja urimi Amit

“Partizani i vogël Velo”, në Kongresin e PS

“Partizani i vogël Velo”, në Kongresin e PS

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com