Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja 10 zbulimet që njeriu nuk u jep shpjegim as sot

2016/03/21 at 12:15 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja 10 zbulimet që njeriu nuk u jep shpjegim as sot

Janë 10 zbulime arkeologjike entuziasmuese, që janë ende të veshura me mister


Historia e botës fsheh ende shumë mistere për t’u zgjidhur, dhe asnjëri prej nesh nuk do jetojë aq gjatë sa për t’i zbuluar të gjithë.

Megjithatë, ja një vështrim mbi disa prej zbulimeve më të çuditshme që kanë dalë në dritë.

Zogjtë Moa

Këta ekzemplarë zogjsh që një herë e një kohë popullonin Zelandën e Re u zhdukën rreth vitit 1500. Sipas një teorie, u shfarosën prej popullsisë maori. Në shekullin XX, gjatë një ekspedite, shkencëtarët zbuluan rastësisht një kthetër të madhe që i përkiste një prej këtyre zogjve, që kish mbetur çuditërisht e paprekur pavarësisht kalimit të shekujve

zogjteee

Tempulli i Saksayvamanit në Peru

Ky kompleks i lashtë gurësh të ndërthurur në mënyrë të përsosur mes tyre pa përdorimin e llaçit, përbën një prej veprave më të

mrekullueshme të lashtësisë. Në disa raste, mes gurëve nuk fut dot as një fije letër. Secili bllok ka një sipërfaqe të lëmuar dhe kënde të përsosur. Si do ta kenë ndërtuar vallë? Nuk dihet…

tempulli

Porta e Diellit, Bolivi

Ky monument tejet interesant ndodhet në Tivanaku – një qytet sa i lashtë edhe misterioz, në Bolivi. Disa arkeologë thonë se ka qenë qendra e një perandorie të madhe gjatë mijëvjeçarit të parë pas Krishtit. Askush nuk e ka idenë se çfarë kuptimi ka mbishkrimi mbi portë. Eshtë e mundur që të kenë ndonjë lidhje të veçantë me astrologjinë apo astronominë.

portaa

Shpellat e Long You, Kinë

Këto shpella janë gërmuar të gjitha me dorë. Një punë kaq komplekse kërkonte minimumi mijëra njerëz. Nuk përmenden në asnjë burim apo arkiv historik, as nuk përmendet gjëkundi mënyra e realizimit të tyre.

shpellat

 

Obelisku i papërfunduar, Egjipt

Ky obelisk u gërmua fillimisht nga një sipërfaqe shkëmbore, por punimet nuk përfunduan, ndoshta prej rrezikut të një shembjeje. Madhësia e tij është vërtetë mbresëlënëse.

obelisku

Qyteti i fundosur i Yonaguni, Japoni

Ky kompleks i lashtë u zbulua rastësisht nga një instruktor noti, Kihachiro Aratake. Ky qytet nënujor ka vënë në diskutim të gjithë teoritë e ndryshme shkencore. Shkëmbi nga i cili formohet kompleksi që gjendet në thellësi të detit, është krijuar 10 mijë vite më parë – që përpara se të ngriheshin piramidat e Egjiptit. Disa arkeologë janë të mendimit që gjatë epokës prehistorike njerëzit strehoheshin në shpella dhe hanin rrënjë bimësh, në vend që të shkonin për gjueti. Nuk mundeshin në asnjë mënyrë të ngrinin qytete guri.

qyteti

Mohenjo­daro, “Kodra e të vdekurve”, Pakistan

Prej disa dekadash, misteri që vërtitet përreth rrënojave të qytetit i lë ende të hutuar shkencëtarët. Në vitin 1922, arkeologu indian R. D.

Banerji zbuloi rrënoja të lashta në një prej ishujve të lumit Ind. Prej këtu ngrihen shumë pikëpyetje: Si u shkatërrua ky qytet? Cili qe fundi i banorëve të tij? Pavarësisht gërmimeve të shumta, nuk ka ende përgjigje.

kodra

Anse aux Medaows, Kanada

Ky vend arkeologjik në Kanada ishte vendbanim viking i një mijë viteve më parë. Fakti që ekziston nënkupton që marinarët skandinavë mbërritën në Amerikën e Veriut shumë kohë përpara se të lindte Kristofor Kolombi.

kanadaaa

 

Tunelet e Epokës së Gurit

Zbulimi i këtij rrjeti tunelesh që përshkon gjithë Europën, nga Skocia në turqi, tregon se komunitetet prehistorike nuk përbëheshin thjeshtë nga gjahtarë dhe bujq. Qëllimi i këtyre tuneleve mbetet ende një mister. Disa studiues mendojnë se tunele të tillë përdoreshin si strehim nga grabitqarët, ndërkohë që të tjerë thonë se u krijuan për të udhëtuar të pashqetësuar, larg nga konfliktet e ndryshme.

tunelet

 

Sfera gjigande guri, Kosta Rika

Këto formacione shkëmbore nuk janë vetëm intriguese për shkak të formës së përsosur sferike, por edhe për origjinën dhe qëllimin e tyre. U zbuluan në vitet ’30 nga disa bujq gjatë mbjelljes së plantacioneve të bananes. Dipas disa legjendave vendase, mendohet që në brendësi të këtyre sferave fshihet flori, edhe pse askush nuk ka guxuar ndonjëherë që t’i hapë./www.bota.al

sferat

 

 



Ju sugjerojmë

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Trump: Ishte nder të shkatërroja kapacitetet bërthamore të Iranit

24 Qershor, 2025 6:03 pm
Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës
Politikë

Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës

24 Qershor, 2025 5:47 pm
Zjarri në Fier, kërkohet ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive

24 Qershor, 2025 5:41 pm
Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para
Kronikë

Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para

24 Qershor, 2025 5:34 pm
“Armëpushim sa më shpejt”, Kina: Mbështetje për Iranin
Bota

“Armëpushim sa më shpejt”, Kina: Mbështetje për Iranin

24 Qershor, 2025 5:31 pm
Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran
Bota

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

24 Qershor, 2025 5:27 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar

24 Qershor, 2025 5:24 pm
Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, dalin nesër para gjykatës Safet Bajri dhe dy të dyshuarit e tjerë
Aktualitet

Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri rekurs në Gjykatën e Lartë

24 Qershor, 2025 4:29 pm
Operacion i SPAK, 20 urdhër-arreste për trafik droge, kontrolle në disa qytete
Aktualitet

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

24 Qershor, 2025 4:10 pm
AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
Aktualitet

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

24 Qershor, 2025 3:55 pm
Para
Video/ Goli i Bekim Balaj për Rijekan

Video/ Goli i Bekim Balaj për Rijekan

Video/ Momenti kur ambulancat marrin viktimat e aksidentit të Milotit

Video/ Momenti kur ambulancat marrin viktimat e aksidentit të Milotit

Vidhte makinat me pult me të dashurën, gjykata liron djalin e drejtorit

Vidhte makinat me pult me të dashurën, gjykata liron djalin e drejtorit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump: Ishte nder të shkatërroja kapacitetet bërthamore të Iranit

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
24 Qershor, 2025

Donald Trump ka shpërndarë një postim të ri në rrjetin e tij social, Truth Social, ndërkohë që është nisur për...

Lexo më shumë

Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës

Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës
24 Qershor, 2025

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për Beratin dhe Dibrën, ku kërkuan shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve. Sakaq,...

Lexo më shumë

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive

Zjarri në Fier, kërkohet ndërhyrja nga ajri
24 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë orëve të fundit janë raportuar 7 vatra...

Lexo më shumë

Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para

Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para
24 Qershor, 2025

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të rrëzojë vendimin e dhënë më 10 shkurt 2025, nga Gjykata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com