Schalke 04 pati nevojë për një gol të shënuar nga Leon Goretzka, (“i ndihmuar” nga Granit Xhaka) dhe për një autogol, për të fituar 2-1 nga Borussia Moenchengladbach, duke i marrë atyre vendin e katërt në Bundesligë, që garanton praninë në Champions League në sezonin e ardhshëm. Schalke, që duhet t’i falet edhe pritjeve të portierit Ralf Faehrmann, ngjitet në kuotën e 44 pikëve, duke i lënë miqtë me dy pikë më pak në vend të pestë.