Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Princi Charles: Rrëfimet e nënave të personave të zhdukur ma thyen zemrën

2016/03/20 at 12:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Princi Charles: Rrëfimet e nënave të personave të zhdukur ma thyen zemrën

Princi Charles tha se rrëfimet që ka dëgjuar në Prishtinë nga familjarët e të pagjeturve ia kanë thyer zemrën.


Megjithatë, ai është shprehur i bindur se pajtimi dhe falja çojnë drejt në të ardhme më të mirë dhe se nuk duhet lejuar veten të bëhemi të burgosur të historisë.

Me pritjet e zyrtarëve shtetërorë dhe vizitat në qendra dhe qytete të ndryshme, Princi Charles dhe Dukesha Camilla kanë përfunduar vizitën e tyre dyditore në Kosovë.

Ditën e dytë të vizitës ata e nisën në takim me presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga, e cila e dekoroi atë me Urdhrin për Paqe Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”.

Jahjaga falënderoi Lartmadhërinë e Tij, Princin Charles për rolin qenësor të Britanisë së Madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme në vendin tonë.

 

Ajo theksoi se vizita e Lartmadhërisë së Tyre në Kosovë rikonfirmon lidhjet e veçanta dhe të fuqishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Temë diskutimi ndërmjet tyre ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, për përparimin e Kosovës në ndërtimin e shtetit demokratik, si dhe për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Presidentja Jahjaga dhe Princi Charles diskutuan edhe për angazhimin e përbashkët të Kosovës dhe Britanisë së Madhe për ruajtjen dhe promovimin e tolerancës ndërfetare dhe parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës.

Pas këtij takimi, çifti mbretëror së bashku me presidenten Jahjaga kanë vendosur kurora lulesh pranë monumentit për personat e pagjetur, që gjendet në hapësirën e Kuvendit të Kosovës. Princi i Uellsit, Charles, ka takuar qytetarë të shumtë në sheshin “Ibrahim Rugova”, të cilët e kanë falënderuar për vizitën e tij në vendin tonë.

Ai pati rastin të takohet me disa familjarë të cilëve u janë zhdukur të afërmit gjatë kohës së luftës. Madje, disa prej tyre i thanë Princit se nuk do të ketë pajtim me Serbinë, derisa të kthehet kufoma e fundit në Kosovës.

 

Disa gra nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, i kanë kërkuar Charles-it që t’i bëjë presion Serbisë në mënyrë që t’i kthejë më të dashurit e tyre të zhdukur, ndërsa kriminelët të dalin para drejtësisë.

Njëra prej tyre, Ferdane Qerkezi, me lot në sy tregoi për rastin e familjarëve të saj të zhdukur. Ajo i tha Princit se burri dhe dy djemtë saj janë në ende Serbi.

***

Sot Madhëria e Tij Princi i Uellsit vizitoi qytetin historik të Prizrenit, dhe u prit në tri vende të adhurimit që paraqesin diversitetin fetar të Prizrenit: Xhamia e Sinan Pashës, Kisha Ortodokse Serbe e Shën Gjergjit dhe Kisha Katolike e Zojës Ndihmëtare.

Princi u prit pas mbërritjes së tij në Prizren nga dy ekspertë të trashëgimisë kulturore, Arbnor Morina dhe Vesel Hoxha, që folën në lidhje me arkitekturën historike të Prizrenit dhe rreth sfidave për ruajtjen e tyre.

 

Në Urën e Vjetër, Princi ndaloi për ta parë Kalanë e Vjetër, si dhe shtëpitë rindërtuara me mbështetjen e Qeverisë Britanike.

Në Xhaminë e Sinan Pashës, myftiu Naim Tërnava, Imami Idriz Kefkin dhe historiani Raif Vërmica folën me Princin në lidhje me historinë e Islamit në Kosovë.

Nga Besa Ismaili nga Departamenti i Grave brenda Bashkësisë Islame ai dëgjoi për statusin e grave myslimane në shoqërinë e Kosoves.

Në Kishën Ortodokse Serbe, Madhëria e Tij u prit me lule nga Milica Gjorgjeviq, nxënësja e vetme serbe që jeton në Prizren.

Peshkopi Teodosije Sibaliq dhe Ati Andrej Sajc i treguan princit për historinë e kishës dhe komunitetit serb në Kosovë dhe e prezantuan atë me studentët e seminarit ortodoks i cili u rihap kohët e fundit në Prizren.

Jashtë kishës, Princi foli me Aleksandar Mitrovicin, i kthyer serb, dhe me të kthyerit tjerë shtëpitë e së cilëve u rindërtuan me mbështetje financiare nga Qeveria Britanike.

 

Në Kishën katolike të Zojës Ndihmëtare¸ Princi u prit nga peshkopi Dodë Gjergji, dhe kancelari i Ipeshkvisë, Don Shan Zefi. Princi mori pjesë në performancën nga kori i kishës dhe foli me famullitarët. Jashtë ai takoi drejtorin e OJQ-së Katolike Romake “Caritas”, Don Viktor Sopi, dhe disa prej përfituesve të bamirësisë.

Don Sopi foli për punën e Caritas-it në përkrahjen e projekteve multi-etnike në Kosovë, përfshirë edhe mbështetjen e qeverisë britanike.

Princi u takua edhe me dekanin e Shkollës me konvikt Loyola, Dr. Axel Bödefeld.

Pas turneut të tij Princi mori pjesë në konferencën ndërfetare në Hotelin Theranda.

Princi i Uellsit vizitoi Prizrenin si pjesë të vizitës së Madhërisë së tyre në Kosovë më 18 dhe 19 mars 2016.

Princi Charles: Pajtimi dhe falja shpijnë drejtë një të ardhme më të mirë

Princi i Uellsit, Charles, i ftuar në një konferencë ndërfetare në Prizren, duke kujtuar herën e parë që kishte vizituar Kosovën në vitin 1999, përçoi edhe njëherë mesazhin e tij për pajtim dhe vendosje të urave të bashkëpunimit mes popujve dhe feve në Ballkan.

Duke kujtuar gjendjen e Kosovës në atë kohë, Charles ripërsëriti edhe njëherë atë që tha në Parlamentin e Serbisë.

“Siç thashë në Beograd, nuk mund të lejojmë veten të bëhemi të burgosur të historisë”, tha Princi.

Ai tha se kishte kënaqësinë që sot të takojë qytetarë të ndryshëm që i përkasin religjioneve të ndryshme, duke u shprehur i brengosur me familjarët e të pagjeturve, nga të cilët ka dëgjuar pak nga rrëfimet e tyre.

“Çka dëgjova sot në Prishtinë më theu zemrën. Dëgjova njerëz që kanë humbur më të dashurit e tyre, e kam fjalën për personat e pagjetur. Do të dëshiroja të bëj më shumë rreth kësaj”, tha tutje Princi Charles.

Charles, duke aluduar në luftën e fundit në Kosovë dhe duke folur rreth vizitës së tij në Beograd, tha se njerëzit kanë mundësinë për të rindërtuar urat e bashkëpunimit të qëndrueshëm.

 

 



Ju sugjerojmë

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania
Te Fundit

IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania

16 Korrik, 2025 9:46 pm
SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Para
Shalke “falenderon” Granit Xhakën

Shalke "falenderon" Granit Xhakën

Video/ Rovena Stefa rrëfen nga vaska lodrat e seksit

Video/ Rovena Stefa rrëfen nga vaska lodrat e seksit

Obama në Kubë. A do ta takojë Fidel Kastron?!

Obama në Kubë. A do ta takojë Fidel Kastron?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
16 Korrik, 2025

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, rikthehet në fokus një nga episodet më të errët dhe tronditës të historisë...

Lexo më shumë

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
16 Korrik, 2025

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, teksa flet për historinë e jetës së ‘Mbretit të...

Lexo më shumë

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
16 Korrik, 2025

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi  duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
16 Korrik, 2025

Bosi famëkeq i drogës, dhe kreu i kartelit të Medellín, Pablo Escobar, u vra më 2 dhjetor 1993 në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com