Këngëtarja dhe modelja Iggy Azaela ka kritikuar revistën “Schon” pasi fotografisë së saj i ka bërë ndërhyrje me photoshop.
Ndryshe nga shumë këngëtare apo modele të tjera që mund t’i preferojnë këto gjëra, Azaela është shprehur me plot besim tek vetja se i pëlqen më shumë fotografia e saj origjinale dhe jo ajo që e bën të duket më e dobët. Gjithashtu ajo ka theksuar se është e lumtur me përmasat e saj trupore.
Në rrejtin social Twitter ajo ka postuar fotografinë origjinale dhe të modifikuar, dhe pavarësisht kësaj ajo ka marrë mjaft komplimente nga ndjekësit e saj.