Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pronari i firmës së ndërtimit tek Liqeni: Si ma thyen këmbën protestuesit

2016/03/19 at 8:35 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pronari i firmës së ndërtimit tek Liqeni: Si ma thyen këmbën protestuesit

Zbardhet incidenti i mëngjesit të dy ditëve më parë mes firmës ndërtuese e protestuesve në vendin ku po ndërtohet parku për fëmijë te Liqeni Artificial. Pronari i kompanisë “Kassel”, Kastriot Ponari, rrëfen për gazetën të vërtetën e konfliktit me aktivistët, kërcënimet që ka marrë dhe si përfundoi me këmbë të thyer. Po ashtu, ai hedh poshtë zërat për një lidhje të drejtpërdrejtë me Bashkinë, duke sqaruar se “Kassel” është palë nënkontraktore e jo firma që ka fituar tenderin. Ndërsa çështjen premton ta çojë në gjykatë, duke paditur ata që e qëlluan me mjete të forta.

S’kam lidhje me Bashkinë, jam thjesht nënkontraktor i firmës “Startek”, e cila ka fituar tenderin, ka deklaruar ai. Ne shkuam atje për të bërë rrethimin për herë të dytë. Morëm mjetet, kamionin dhe erdhëm tek objekti. Në atë moment u afruan disa tipa dhe më kërkonin lejen e ndërtimit. Miqësisht, pa qenë i detyruar, unë iu tregova kontratën e rregullt. Nuk e dija me kë po komunikoja, më vonë mora vesh se ishte një nga aktivistët Eljan Tanini. Ky i fundit ka deklaruar në polici se keni ushtruar dhunë ndaj tij? Ai jep versionin e tij, por e vërteta është kjo. I pari person që m’u drejtua ishte ky, i cili edhe në polici ishte prononcuar se e kam kanosur me jetë. Ndërsa ka ndodhur e kundërta. Ai bashkë me ca të tjerë më tha: “Do të të bëjmë varrin këtu! Ndërsa unë ua ktheva se me mallin tim, me pronën time, me punëtorët e mi nuk keni punë. Iu thashë që mund të protestoni, por hapeni rrugën të shkarkojmë kamionin me rrjeta rrethimi. Duke diskutuar me të, njëri prej tyre i ishte afruar kamionit dhe tentonte të priste tubat e vinçit. Ndërsa, nga ana tjetër, erdhën ca goca që tentonin të mos linin punëtorët të shkarkonin materialet. Në moment, e largoj këtë dhe iu them që të urdhërojë të tjerët të tërhiqen, se ky qëndronte në krye të turmës prej thuajse 40 personash. Aty filluan duke ulëritur, më pas një gocë erdhi drejt meje duke m’u hedhur në kurriz. Në momentin që tentoj të largoj këtë të fundit, shoh që disa të tjerë vijnë duke më qëlluar me mjete të forta hunj a çadra, nuk e di ekzaktësisht se çfarë kishin në dorë. Në vendngjarje kanë qenë edhe nëntë punëtorë të mitë që janë dëshmitarë të asaj çfarë ndodhi.

Ju pranoni të keni qëlluar?

Nga ai moment nuk e di çfarë ndodhi, nuk mbaj mend kë kam qëlluar e kush më ka qëlluar mua. E pranoj që kam vënë dorë ndaj atyre që më janë sulur, por jam vetëmbrojtur. Di të them një nga ana ime nuk është qëlluar me mjete të forta. Më shumë kam mbrojtur kokën time.

Ju përfunduat me këmbë të thyer…

Vetëm dje (pardje) në mëngjes e kam kuptuar nga ora 7 e mëngjesit, kur kam dalë nga komisariati. Nga lodhja e tronditja nuk kam kuptuar gjë veç therjes, së cilës nuk i kushtova rëndësi, pasi mendova të ishte ndonjë ndrydhje. Një grafi në spital më rezultoi që isha me këmbë të thyer. Sot (dje) përfaqësuesja ime ka bërë denoncim.

Do ta ndiqni këtë çështje më tej?

Unë nuk ua fal këtë, çështjen do ta ndjek deri në gjykatë. Kjo nuk është hera e parë që po dhunohem. E njëjta gjë më ka ndodhur edhe përpara dy javësh, ku m’u shkaktua goxha dëm material. Aty kam bërë një kallëzim penal dhe nuk është marrë kush me këtë çështje.

Ju sugjerojmë

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët

22 Maj, 2025 7:39 pm
Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…
Aktualitet

Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…

22 Maj, 2025 7:07 pm
GJKKO i caktoi “arrest në shtëpi”, kthehet në Shqipëri Ajola Xoxa
Kryesore

SPAK sekuestroi pronën e Veliajt dhe Xoxës,avokatët:Përpjekje për të dëmtuar imazhin

22 Maj, 2025 7:02 pm
Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
Rajoni

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë

22 Maj, 2025 6:25 pm
Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por…

22 Maj, 2025 6:13 pm
Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë
Aktualitet

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

22 Maj, 2025 5:53 pm
Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!
Politikë

Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!

22 Maj, 2025 5:46 pm
Durrës/ Vdekja e pacientes pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku
Aktualitet

Durrës/ Vdekja e pacientes pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku

22 Maj, 2025 5:38 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Kronikë

SPAK sekuestron një tjetër pronë të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës

22 Maj, 2025 5:28 pm
Aplikimet në çerdhet e Bashkisë së Tiranës, afati dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar
Kryesore

“Furtunë” në Bashkinë e Tiranës, shkarkohen besnikët e Veliajt

22 Maj, 2025 5:26 pm
Para
Zbardhet axhenda e Kongresit të PS, lista e të ftuarve VIP

Zbardhet axhenda e Kongresit të PS, lista e të ftuarve VIP

Rrëzohet avioni në Rusi, mbi 60 viktima. Nuk dihen shkaqet

Rrëzohet avioni në Rusi, mbi 60 viktima. Nuk dihen shkaqet

Video/Tragjedia e avionit rus, momenti i rrëzimit dhe përfshirjes në flakë

Video/Tragjedia e avionit rus, momenti i rrëzimit dhe përfshirjes në flakë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
22 Maj, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me  kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Lajmi...

Lexo më shumë

Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…

Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…
22 Maj, 2025

Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e...

Lexo më shumë

SPAK sekuestroi pronën e Veliajt dhe Xoxës,avokatët:Përpjekje për të dëmtuar imazhin

GJKKO i caktoi “arrest në shtëpi”, kthehet në Shqipëri Ajola Xoxa
22 Maj, 2025

Pas vendimit të SPAK për sekuestro të një prone të paluajtshme të çiftit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, ka ardhur...

Lexo më shumë

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
22 Maj, 2025

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë të bashkëpunojnë për ta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com