Policia Rrugore do të lëshojë dronët nëpër autostrada, për të kapur “piratët rrugorë” siç i cilësoi drejtori i Policisë Rrugore shkelësit e ligjit. Kryesisht droni do të përdoret për të filmuar shoferët që bëjnë parakalime të gabuara, duke shkaktuar pasoja të rënda. Ata që do të kapen me shkelje të tilla dënohen nga gjobë 1 mijë lekë deri në 1 vit heqje patente. Lajmin e ka bërë publik vetë drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola, i cili përmes një statusi në “Facebook”, përpos njoftimit për vendosjen e dronëve, ka postuar edhe shpjegimet përkatëse rreth parakalimeve të gabuara. E thënë në gjuhën e përdoruesve të rrugës, dronët do të filmojë ata që parakalojnë në vijat e pandërprera. Dronët u reklamuan nga Policia e Shtetit para disa muajsh, ku zyrtarët u shprehën se do të përdoreshin për aksione policore.