Fitorja e mundshme e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, shihet si një ndër rreziqe kryesoret me të cilat përballet bota.
Sipas Njësisë së Inteligjencës së The Economist, nëse ai zgjidhet për Shtëpinë e Bardhë kjo do të trondiste ekonominë botërore dhe do të sjellë rreziqet politike dhe të sigurisë në Shtetet e Bashkuara.
Në fakt Donald Trump u ka shpallur luftë të gjithëve, edhe medias.
Fox News i i njohur për qëndrimet e tij pro-republikane, u detyrua të anullojë përpjasjen e rradhës mes tre kandidatëve të mbetur republikanë, pas tërheqjes së Donald Trump sipas të cilit ishin bërë mjaftueshëm debate.
“Sa herë do ti përgjigjemi të njëjtës pyetje – tha ai”. Të dielën, ai kritikoi ashpër gazetën prestigjoze “New Jork Times”, që shkruan gënjeshtra dhe nuk kontrollon faktet.
Gazetarët që mbulojnë fushatën e tij janë ankuar shpesh se stafi i kandidatit republikan nuk u ka siguruar konfirmimin për mitingun elektoral te rradhës apo nuk u ka kthyer përgjigje emaileve të shumtë të tyre.
Lista e zezë e mediave, e hartua nga ndihmësit e ngushtë të Donald Trump përfshijnë: Huffington Post, National Revieë, Univision, BuzzFeed, The Daily Beast dhe Mother Jones. /Tv Klan