TIRANE- “I bëj thirrje opozitës të kushtëzojë çdo marrëdhënie me Qeverinë, me votimin brenda dy javëve të Byrosë së hetimit”.
Kështu është shprehur Sali Berisha sot përmes një postimi në Facebook. Pyetja që lind ështe se pse Berisha nuk e bën këtë thirrje në grupin e PD apo në struktura të tjera partiake, por në rrjetet sociale, pra në distancë?.
Gjithsesi, ish-lideri demokrat duket se po kërkon ta orientojë PD-në e drejtuar nga Basha drejt kësaj kauze. Kujtojmë se javën e shkuar PD braktisi parlamentin, ndërsa Rama i komentoi si parti që s’kanë kauzë.
Por, për çfarë bëhet konktetisht thirrja e sotme e Sali Berishës në facebook. Ai shprehet se Komisioni i Venecias dje ka kthyer përgjigje për Byronë e Hetimit dhe i ka dhënë të drejtë PD-së. ” “Komisioni nuk pranon që Byroja të jetë nën sqetullën e Rames por rekomandon qe te jete institucion kushtetues ne varesi te prokurorit te pergjithshem ose krejtesisht i pavarur”, shkruan Berisha. /Opinion.al