Një ngjarje e denjë për filmat aksion ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person ka grabitur një fuoristradë “Hyndai” dhe në arratisje e sipër nëpër rrugët e kryeqytetit ka përplasur edhe tre makina të tjera.
Ngjarja e pahasur më parë ka ndodhur në zonën e Tiranës së Re ku pasi ka vjedhur makinën luksoze, fillimisht është përplasur me një makinë tjetër.
Në këtë moment drejtuesi i mjetit të aksidentuar ka nisur ndjekë grabitësin.
Deri në çastin kur në ndjekje të “Hyndait” të vjedhur u vu vetë Policia.
Mëgjithë thirrjet për të ndaluar, grabitësi ka vazhduar tentativën e tij të ikjes, ku është aksidentuar edhe me makinën e policisë, duke humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një supermarket.
Menjëherë pasi është aksidentuar me makinën e policisë, hajduti ka dalë dhe ia ka mbathur, ndërkohë që pas tij janë vënë në kërkim efektivët e policisë.
http://www.dailymotion.com/video/x3xruj7_makina-ne-ndjekje-nga-policia-perplaset-me-marketin_news