TIRANE- Një tjetër ndërtim në Himarë dyshohet se është duke u bërë nga deputeti Koço Kokëdhima në bregun e detit. Përmes një postimi në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha, referuar atyre që ai i thotë qytetari dixhital thotë se ndërtimi është i paligjshëm.
“Në këtë zonë, buzë ujit po hidhet beton. Aty ndodhej një objekt ekzistues qysh i kohes se komunizmit dhe me pas ai objekt me privatizim iu dha familjes Beno. Para disa muajsh me nderhyrjen direkt te Koço Kokdhimes objekti i familjes Beno u shemb ne menyre abuzive”, kështu shkruan Berisha në Facebook, duke iu referuar gjithnjë një denoncimi që ka mbërritur në adresën e tij.
“Koco dhe Edvini e paraqiten shembjen sikur u be sepse kish nevoje per heqjen e barrierave prane detit. Por vec nje vit me pas, NE banoret e Himares po shohin themele te reja buze detit. Duke vjedhur dhe prishur pronat private, uzurpatoret e rinj po ndertojne objektet e tyre mu ne det per kusaret e pushtetit, ” shkruhet më tej në denoncimin e postuar nga Berisha në facebook.
/Opinion.al