New York Times raporton se zyrtarë të qeverisë janë duke debatuar mbi atë se si të fitojnë qasjen edhe në mesazhet e mbrojtura të “WhatsApp-it”, pas betejës së fituar me kompaninë Apple.
Duke parë luftën që po shkon mes FBI dhe Apple në gjyq, disa hulumtues besojnë se juria do të detyrojë edhe “WhatsAppi” t’i hapë mesazhet për t’i monitoruar. Aktualisht “WhatsAppi” ka një bllokadë e cila e bënë të pamundur për këdo tjetër që të ketë qasje në ndonjë informacion të këtij aplikacioni.Me afër një miliardë përdorues aktiv në muaj, “WhatsAppi” është bërë synim i hetuesve, të cilët dëshirojnë t’i zgjerojnë mundësitë e tyre monitoruese. Nëse ky qëllim arrihet, përdoruesit do të ishin në vazhdimësi të monitoruar nga qeveritë./Revistawho.com