Pas kampionatit të fituar me Paris St.Germain, ylli i ekipit Zlatan Ibrahimovic paralajmëron lamtumirën nga Ligue 1. “Nuk besoj se vitin tjetër do të luaj për PSG,” thotë suedezi pas fitores 9:0 kundër Troyes për BeIN Sports. Me 25 pikë avantazh PSG u shpall kampion tetë javë përpara se të mbarojë kampionati. “Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me tifozët dhe klubin, të gjithë janë kujdesur për mua. Do t’i shijoj muajt e fundit në Francë. Se çfarë do të ndodhë më pas, nuk e di.” Megjithëse Ibrahimovic i është ofruar një rrogë e dyfishuar ai mesa duket kërkon të transferohet në Premier League, dhe Liverpool thuhet të jetë ekipi i tij i preferuar.
Por qëndrimi i Ibra-s në Paris do të kishte një çmim tepër të madh, dhe mbase një ndryshim historik. “Nuk besoj se klubi po punon për të zëvendësuar kullën Eiffel me statujën time, por nëse ja arrijnë, premtoj se do të qëndroj te PSG,” thotë me shaka Zlatan dhe largohet. Klubi nuk i ka humbur shpresat dhe kërkon ta mbajë suedezin me çdo kusht. “Zlatan është një magjistar, një lojtar i madh. Do të bisedojmë me të. Për ne është e qartë, ai duhet të qëndrojë,” ka deklaruar pronari i klubit Nasser Al-Khelaifi. Tashmë e ka marrë vesh se çfarë duhet të bëjë që Ibra të qëndrojë në Paris.