Portet puglieze në jug të Italisë shfaqin interes për krijimin e lidhjeve me portin e Shëngjinit. Lëvizjet e mallrave dhe pasagjerëve nga Bari drejt Ballkanit dhe Europës lindore do të kenë edhe Shëngjinin si urë lidhëse.
Marrëveshja u nënshkrua me autoritetet portuale të Levantes në Itali nga Drejtori i Portit të Shëngjinit Gjovalin Tushaj.
“Ne jemi një porti i vogël, por shumë i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë dhe lidhjet e afërta me Ballkanin nëpërmjet rrugës së kombit. Ambiciet tona janë të mëdha dhe këtë e lidhin me faktin se 60% e volumit të mallrave që levizin drejt porteve italiane vijnë pikërisht nga rajoni ynë, ndaj dhe ne synojmë që ti joshim bizneset, e pse jo edhe pasagjerët që të zgjedhin Shëngjinin për levizjet e tyre”, deklaroi Tushaj.