Dashi
Sot do të ndiheni shumë të lumtur, kur ti bëni njerëzit e tjerë përreth jush të lumtur.
Demi
Mos mendoni se problemet që keni do të kalojnë me kohën, duhet ta merrni vet situatën në dorë.
Binjakët
Dhimbjet në dashuri ju bëjnë të gjithëve të vuani. Mos u tregoni të ashpër me partnerin tuaj.
Gaforrja
Sot do të ndiheni shumë energjikë, prandaj është koha të mendoni për diçka ndryshe me partnerin ose miqtë tuaj.
Luani
Sot do të jeni të parezistueshëm, falë një koktejli që do të pini. Do të bini shumë në sy me karizmin që ju karakterizon.
Virgjëresha
Sot duhet të sakrifikoni pak nga intimiteti me partnerin, për ti qëndruar pranë një njeriu i cili ka shumë nevojë për ju.
Peshorja
Ditë e qetë për ta kaluar me miqtë ose me partnerin tuaj. Mund të largoheni nga qyteti si fundjavë që është.
Akrepi
Qetësi dhe një komunikim fantastik me partnerin. Mos i besoni thashethemeve, që mund të dëgjoni rreth e qark.
Shigjetari
Nuk duhet të vendosni vetëm ju se kur dhe se si duhet të debatoni me njerëzit që ju rrethojnë. Mos u bëni egoistë.
Bricjapi
Sot është koha për të marrë vendimet e duhura, në lidhje me të gjitha gjërat që keni lenë pezull.
Ujori
Mos kini frikë të hapeni me njerëz që keni besim. Prej tyre do të merrni këshillat e duhura.
Peshqit
Miqtë kanë nevojë për këshillat tuaja, jo për moral. Qëndrojini pranë atyre që kanë besim te ju