Ish-kryeministri Fatos Nano edhe pse ka kohë që nuk merret me politikë, mbahet mend dhe vlerësohet nga shqiptarët. Për situatën e sotme politike ata “i luten” Nanos që të kthehet në politikë.
Këta të fundit të zhgënjyer nga qeverisja Berisha dhe kjo aktualja, Rama, i kanë kërkuar Nanos që të rikthehet përsëri në politikë për të sjellë kohët e arta në Shqipëri.
Edhe pse Nano e ka mohuar që te këtë rrjet social, një faqe në Facebook poston shpesh foto aktiviteteve të tij. Në postimin e fundit ai shfaqet me një djalë, foto kjo që ka marrë shumë komente dhe like, madje më shumë se të kryeministrit Edi Rama. “O mbret, o pasha kthehu në politikë se na mbytën budallenjtë. Mos vdeksh kurrë, Zoti ta shtoftë jetën”, shkruajnë për Nanon.