Aktorja Lindsay Lohan ka folur për herë të parë rreth miqësisë që ka më këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora. “Ritën e kam si motër” duke pohuar se tek Rita ‘rrëfehet’ sa herë që ka ndonjë problem.
“Rita Ora është një nga mikeshat e mia të ngushta – unë e dua atë. Atë e konsideroj si motër. Unë kam miqësi të mirë me Ritën. Kur kam ndonjë problem, ose kur dua të flas me dikë, unë e telefonoj atë sepse ajo është shoqja ime më e mirë”, tha Lohan.
Lindsay dhe Rita janë njohur disa kohë më parë , pasi ato jetojnë në të njëjtën lagje në Londër.