Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu ka denoncuar në polici një kërcënim të ardhur në profilin e tij në facebook, nga një shtetas i quajtur Ani K. 28 vjeç, i cili është shpallur ndërkohë në kërkim nga policia.
Sipas policise, i riu, banues në Maliq, u procedua penalisht dhe u shpall në kërkim, pasi ka kanosur për shkak të detyrës, Kryetarin e Bashkisë.
“A.K, 28 vjeç, banues në Maliq ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) Proçedimi ndaj tij filloi pasi, dyshohet se ky shtetas dje, për motive të dobëta, ka kërcënuar me mesazhe, Kryetarin e Bashkisë Maliq, shtetasin Gëzim Topçiu, 49 vjeç, banues në Maliq, në adresën e këtij të fundit, në rrjetin social “Facebook” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” parashikuar nga nenet 238 dhe 275 të Kodit Penal.