Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Filmat e Kinostudios shfaqen në Paris

2016/03/10 at 12:37 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Filmat e Kinostudios shfaqen në Paris

Cinema Du Reel, festivali ndërkombëtar i filmit dokumetar që organizohet në Qendrën Pompidou në Paris nga 18 – 27 mars 2016, i dedikon sivjet në ediconin e tij të 38­të, një program të veçantë kinemasë shqiptare, një retrospektivë të sjellë nëpërmjet dokumentarëve të fondit filmik të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Programi mbi kinemanë shqiptare, i titilluar “Një histori përmes imazheve: Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit” në fokus, është kuruar nga Clarence Tsui, një nga programuesit e festivalit Cinema Du Reel, kritik filmi dhe studiues i kinemasë.


Retrospektiva e pasur me 16 tituj filmash dokumentarë shqiptarë dhe 1 film artistik është konceptuar e grupuar në 5 programe të cilat paraqesin etapat kryesore të historisë së Shqipërisë treguar me anë të mediumit kinematografik: Shqipëria e periudhës së shtetformimit përcjellë përmes kamerës së drejtuar nga Mandi Koçi me dokumentarin e parë prodhim krejtësisht shqiptar të vitit 1947, Viktor Gjika, kinopoema dokumentareske e vitit 1964 mbi rindërtimin e vendit, Shkëlzen Shala me dokumentarin e tij të vitit 1974 mbi Tiranën e djeshme dhe të kohës, pra të ‘74­ës, si dhe Kujtim Gjonaj me thirrjen që i bën shoqërisë në vitin 1993 për të mos ngritur më mite pasi kanë shembur idhujt e vjetër.

‘Zërat’ e censuruar, të kinematografisë shqiptare do të vijnë për publikun ndërkombëtar nëpërmjet kamerës së Viktor Stratobërdhës, me filmat e tij të shkurtër të viteve 1955­56, të veçanta në llojin e vet, një pasqyrë e jetës reale të shoqërisë shqiptare të atyre viteve e që shprehin një kinema të çiltër e origjinale. Pas xhirimit të këtyre etydeve të shkurtra, Stratobërdha i kaloi në burg 20 vitet e tjera të jetës së tij. Kamera e drejtuar nga Mithat Fagu do të na flasë për dhuruesit e jetës, dhuruesit e gjakut. Sërish një regjisor që e përdor bukur syrin e tretë dhe realizon dokumentarë përtej atyre të zakonshmëve.

Fagu u dënua më vonë për realizimin e tij “Në gjurmë të revolucionit tekniko­shkencor” film i cili nuk mori dot formën e tij përfundimtare por në AQSHF ruhen elementet kryesorë të kësaj vepre. E nuk mund të mungonte kamera e regjisorit Dhimitër Anagnosti në këtë retrospektivë të filmit shqiptar në Paris. Anagnosti vjen me premierën botërore të restaurimit të dokumentarit “Përjetësi’ një restaurim i realizuar nga AQSHF vitin e kaluar. Ky dokumentar, një trajtim poetik dhe emocional i temës së të rënëve të luftës antifashiste, nuk është shfaqur për publikun e gjerë në Shqipëri, as në kohën e prodhimit të tij në vitin 1974, pasi është konsideruar të ketë një koncept regjisorial modern për kohën. Gjithashtu, pjesë e programit do të jetë edhe filmi tjetër ‘modern për kohën’ i Anagnostit, “Motive nga dita e diel”, 1974 ku regjisori luan shumë me planet detaj dhe muzikën xhaz. Vendet e bukura turistike të Shqipërisë do të përcillen për publikun ndërkombëtar të Cinema Du Reel nëpërmjet dokumentarit të Mark Topallajt. Studentët e përzgjedhur nga Topallaj, vajzat më të bukura e djemtë më të pashëm të Tiranës na shoqërojnë në një udhëtim të mrekullueshëm nga veriu në jug të vendit e na njohin me historinë, traditat e peisazhet marramendëse. Pikërisht fati i të rinjve protagonistë të filmit, diktoi edhe fatin e filmit… disa prej tyre u internuan nga regjimi e kështu filmi u detyrua të priste në raftet e Arkivit për ta parë sërish dritën e projeksionit vetëm në vitet dymijëedhjetë.

Marrëdhëniet me ndërkombëtarët, zbulohen në programin e tretë nëpërmjet filmave të prodhuar në Shqipëri, nga kineastë të huaj si dokumentari i realizuar në 1935 nga Walter Frentz, që njihet si fotograf i propagandës naziste, apo bashkëprodhimeve me rusët (Shqipëria 1945, Roman Karmen) dhe kinezët (Krah për Krah, Endri Keko, Ho Y Shen, 1964) Pasoja – Historia e risjellë, është programi i katërt i cili do të ritregojë historinë e shqiptarëve, këtë herë përmes 2 dokumentarëve të kohëve të fundit, nga dy regjisorë të brezit të ri të kineastëve; “Superballkan”, Fatmir Koci, 1998 dhe “Pritja”, Roland Sejko 2015. Këta dy filma janë të ndërtuar me materiale arkivore nga fondi filmik i AQSHF­së dhe tregojnë se si mund të përdoren materialet e vjetra për të ri­thënë historinë nga një këndvështrim tjetër.

Loja e fëmijëve – Realiteti i Xhanfise Kekos, është prgrami i fundit i retrospektivës, dedikuar regjisores shqiptare. Studiuesve dhe kritikëve europianë të filmit po u bën përshtypje gjithnjë e më shumë puna dhe arti i një gruaje regjisore. Këtë herë sillet Xhanfise Keko me filmin artistik “Kur xhirohej një film” dhe dokumentarin e shkurtër “Para shfaqjes”, ku gjithnjë në fokus vendos botën e pafajshme të fëmijëve. Në kuadër të retrospektivës së kinemasë shqiptare, do të mbahet edhe një tryezë e rrumbullakët ku kineastë dhe arkivistë do të diskutojnë se si imazhet e lëvizshme i dhanë formë dhe ende sot pasqyrojnë narrativën e historisë dhe shoqërisë shqiptare, dhe se si këto imazhe duhet dhe mund të ruhen, restaurohen dhe të ripërdoren për të kuptuar të tashmen./Pasqyre.al



Ju sugjerojmë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
Kryesore

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

15 Maj, 2025 5:19 pm
Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
Kryesore

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

15 Maj, 2025 5:12 pm
Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!
Kryesore

Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!

15 Maj, 2025 5:05 pm
Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit
Politikë

Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit

15 Maj, 2025 4:50 pm
Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit

15 Maj, 2025 4:43 pm
VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Aktualitet

Sherri brenda KZAZ-së, policia shoqëron të riun: Nuk kishte efektivë të përfshirë

15 Maj, 2025 4:25 pm
PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia
Aktualitet

PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia

15 Maj, 2025 4:17 pm
I pari nga votat preferenciale në Fier/Ceno Klosi:S’kam qenë i fokusuar te rezultati
Aktualitet

I pari nga votat preferenciale në Fier/Ceno Klosi:S’kam qenë i fokusuar te rezultati

15 Maj, 2025 4:01 pm
Para
7 çiftet “gay” të femrave, që janë shumë të lumtura

7 çiftet "gay" të femrave, që janë shumë të lumtura

Rama-Dules: Bëhu me PS ose LSI, mos shko me PD-në

Rama-Dules: Bëhu me PS ose LSI, mos shko me PD-në

Deklarata e Erion Braçes: Ja me cilët njerëz komunikoj në PD 

Kush është konia e PS? Ja çfarë thotë Dule...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
15 Maj, 2025

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me rezultatin e deritanishëm që kjo forcë...

Lexo më shumë

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
15 Maj, 2025

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Presidenti i KiE, Antonio Costa është shprehur i bindur se...

Lexo më shumë

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa ndodhet pasditen e sotme në Tiranë, ku dhe zhvilloi një konferencë të përbashkët...

Lexo më shumë

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
15 Maj, 2025

Edhe një herë, , përfaqësuesi i PS për Diasporën, Taulant Balla i bëri thirrje kreut të KQZ-së që të lexohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com