Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

CNN: A është Donald Trumpi, Silvio Berlusconi “i ri”?

2016/03/10 at 2:00 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
CNN: A është Donald Trumpi, Silvio Berlusconi “i ri”?

Nga Ruth Ben­Ghiat


Këtë javë, Donald Trumpi fillimisht ripostoi në Twitter, dhe më pas mbrojti një shprehje popullore italiane, që u bë e famshme prej diktatorit fashist, Benito Mussolini: “Më mirë të jetosh një ditë si luan, se sa 100 vjet si dele”.

I pyetur për ripostimin e kësaj shprehjeje, ai i tha rrjetit NBC: “Çfarë rëndësie ka nëse ishte Mussolini apo dikush tjetër – është një shprehje shumë e mirë’. Nuk është aspak e çuditshme. Që nga vjeshta e vitit që kaloi, Trumpi ka përdorur Twitterin dhe fjalimet e tij për të qarkulluar imazhe naziste dhe raciste.

Fyerjet e tij të përsëritura për zezakët, hispanikët, dhe myslimanët tregojnë se të bardhët me prejardhje kristiane europiane janë fokusi qendror i projektit të tij për ta bërë “Amerikën edhe një herë të madhe”.

Në këtë drejtim, ai sigurisht që ndjek Mussolinin. Ndërkohë që fashizmi italian shpesh herë injorohet si një degë e nazizmit, ajo ishte qeveria e parë fashiste në Europë, dhe Mussolini ishte i pari udhëheqës në detyrë që kishte një projekt racor gjithëpërfshirës.

Në vitin 1927, gjashtë vjet përpara se Hitleri të vinte në pushtet, Mussolini paralajmëroi se rënia e pjellorisë mes europianëve do të thoshte që ‘e gjithë raca e bardhë, raca perëndimore, mund të vihet përfund prej racave me ngjyrë që shtohen me një ritëm të panjohur për racën tonë”.

Por është Silvio Berlusconi, dhe jo Mussolini, që ofron udhërrëfyesin më të mirë se si do të dukej një presidencë Trump. Trumpi mund të duket si autoritar dhe racist, por ai nuk ka bërë fushatë për vendosjen e një sundimi njëpartiak.

Diskutimet për lidhjet e trumpit me fashizmin në fakt na shmangin nga ideja qendrore. Ajo që nevojitet në këtë pikë në fushatën e republikanëve është të marrim atë që dimë për Trumpin dhe zyrën e Presidentit të SHBA, dhe t’i imagjinojmë tek bashkohen. Shembulli i Berlusconit mund të na ndihmojë ta bëjmë.

Ka një arsye përse Trumpi njihet në Itali si “Berlusconi amerikan”.

Manjati italian e “shpërtheu” politikën kur krijoi Forca Italian, një parti që emrin e mori prej një kënge në stadiumet e futbollit.

Deklaratat e prira prej egos së Berlusconit zemëruan establishmentin politik italian, si për shembull kur e quajti veten “Jezu Krishti i politikës italiane”.

Ashtu si Trumpi, Berlusconi erdhi në politikë me një markë personale të krijuar tashmë, falë famës si tij si sipërmarrës në media dhe sport.

Kjo, bashkë me pasurinë e tij, i lejuan atij pavarësinë nga makineritë tradicionale politike si dhe një magjepsje që joshte turmat.

Një prej sekreteve të personaliteteve karizmatikë, është se ata janë agresivë me ndjekësit e tyre: Ata nuk përpiqen të jenë të pëlqyeshëm.

Lista e komenteve seksiste të Berlusconit është më e gjatë se ajo e Trumpit, e megjithatë shtëpiaket italiane ishin ndër votueset e tij më besnike.

Ai imitonte aftësitë e Mussolinit në lajkatimin dhe kërcënimin e audiencave: Trumpi i përdor të dyja. Debatet përreth personazhit të Berlusconit janë të shumtë, sa për të merituar një vend në enciklopedinë Wikipedia: akuza për shkelje ligji në detyrë, mashtrim me taksat, lidhje me Mafian.

Berlusconi, pronar rrjetesh televizive, erdhi në detyrë duke kërcënuar mediat, ashtu siç po bën Trumpi tani.

Sapo mori pushtetin, ai u përpoq të ulë fuqinë e gazetave rivale dhe opozitare, si edhe stacioneve televizive, duke gërryer me kalimin e kohës kulturën e përgjithshme të integritetit gazetaresk në Itali. Ai e nënshtroi gjithashtu gjyqësorin italian, nën sulme të paprecedentë, gjoja për ndërhyrje të shtetit në liritë e italianëve, që në fakt ishte një mjegullnajë për të shmangur problemet e veta me gjyqësorin.

Kini kujdes kur shihni miliarderët që thonë se duan të çlirojnë popullin nga tirania, dhe propozojnë që të sulmohet media dhe gjykatat, ndërkohë që e bëjnë këtë.

Pastaj është problemi i konfliktit të interesit që perandoria e biznesit e Donald Trumpit do të shkaktonte, nëse ai do të zgjidhej president.

Kur Berlusconi ishte në pushtet, gjerësia dhe thellësia e sipërmarrjeve të tij bënte që ai të përziente lidhjet personale dhe interesat e biznesit me ato shtetërore, gjatë kryerjes së politikës së jashtme dhe asaj tregtare (marrëdhënia e tij me Putinin e Rusisë ka qenë vazhdimisht nën dritat e prozhektorëve).

Trumpi është pjesëtar i të njëjtës elitë ndërkombëtare. Ai është i formësuar prej kulturës së tij të favoreve, lehtësirave, parajsave fiskale – dhe pikëpamjes së përgjithshme të taksave qeveritare dhe kontrolleve financiare qeveritare si persekutim.

Ted Cruzi nuk e pëlqen zyrën kombëtare të të ardhurave si ent qeveritar. Për trumpin është më personale. Nuk është çudi që pjesën më të madhe të debatit mes republikanëve e shpenzoi duke thënë se ka qenë viktimë e auditeve të zyrës së taksave.

Berlusconi “i prishte” rregullisht çështjet ndërkombëtare, duke vepruar në mënyrë të papërshtatshme në shumë raste. Në vitin 2003, në Bursën e Nju Jorkut, ai renditi sekretaret e bukura të Italisë si arsyen kryesore që amerikanët të investonin në vendin e tij. Në një tjetër rast ai i quajti zezakët “të djegur nga dielli”, term që e përdori për presidentin Obama.

Edhe Trumpi shkëlqen në të qënit politikisht jokorrekt. Mënyra e tij e pamatur e të folurit ka patur tashmë pasoja negative ndërkombëtarisht.

Ajo është dhe një rrezik potencial për sigurinë kombëtare, duke qenë se ai do të jetë edhe komandant i përgjithshëm, domethënë dikush, çdo gjest dhe fjalë e të cilit do të studiohet prej aleatëve dhe armiqve. Berlusconi shpesh herë e minimizonte ligësinë e Mussolinit, duke e paraqitur Duçen si një burrë shteti që ishte i mirë për Italinë.

Kështu që, nuk është çudi që Berlusconi ishte përgjegjës për sjelljen në pushtet të neofashistëve, përmes koalicionit të tij në vitin 1994 me partinë Aleanca Nacionale dhe racisten Lega Nord. Objektivi i mbajtjes së Europës një hapësirë krishterësh të bardhë ka qenë pjesë e kësaj dhe çdo platforme tjetër që ka nxjerrë Berlusconi:

Ai i ka paraprirë pjesës tjetër të kontinentit, dhe tani Amerikës, në këtë drejtim. Dinjiteti dhe pozicioni ndërkombëtar i Italisë u përkeqësuan prej faktit që pati Berlusconin në krye. Ai nuk përmbushi asnjë prej premtimeve të platformës së tij ekonomike, dhe ekonomia italiane hiqej zvarrë në kohën kur ai u detyrua të largohet në vitin 2011, gjatë krizës së borxheve të eurozonës.

Vetë Berlusconi përfundoi i akuzuar për evazion fiskal dhe u dëbua nga senati italian në 2013­ën. Dënimet e tij për abuzim me pushtetin dhe seks me një prostitutë minorene u përmbusën prej gjykatës së apelit. Si Mussolini, edhe Berlusconi, erdhën në pushtet si të jashtëm që i ofruan italianëve një model shumë të ndryshëm të politikës. Por Amerika ka një shkallë të ndryshme përgjegjësie dhe fuqie në botë. Ne nuk mund të vëmë bast për pozicionin tonë. Eshtë koha të hapim sytë, ndaj domethënies së vërtetë që një presidencë Trump do të kishte për Amerikën./CNN – Në shqip nga www.bota.al



Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Deputeti demokrat Kastriot Islami: Partia Socialiste nuk është më e socialistëve

Deputeti demokrat Kastriot Islami: Partia Socialiste nuk është më e socialistëve

Video/ Ja si u prit ikona e Romës, Francesco Toti, mbrëmë nga tifozët madrilenë

Video/ Ja si u prit ikona e Romës, Francesco Toti, mbrëmë nga tifozët madrilenë

Rrëfimi shokues i 20 vjeçares: Flirtoj me një të burgosur për vrasje

Rrëfimi shokues i 20 vjeçares: Flirtoj me një të burgosur për vrasje

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com