Një vajzë e re ka nisur të flirtoi me një të burgosur. Por a është e rrezikshme kjo për të?!
Ja çfarë përgjigjeje i jep psikologia e “The Sun”.
“Kam nisur të shkëmbej mesazhe me një të burgosur prej shumë kohësh.
E kam njohur për mes internetit dhe ai është 29vjeç por…është dënuar me burg për një vrasje.
Unë kam nisur të ndihem shumë e afërt me të, edhe ai më thotë të njëjtën gjë. Kemi një flirt shumë të bukur.
Unë jam 20vjeçe dhe dua që t’i ofroj atij shoqërinë time…pavarësisht asaj që ka bërë ai tani është penduar dhe do ta vuan dënimin e tij.
Unë e di që nuk mund të jem me të por nuk di se si ta harroj”. Përgjigja e psikologes
“Ti ke nevojë të mbash një distancë prej tij. Është shumë mirë për ata që janë të burgosur të keni një lidhje me njerëzit nga jashtë, por kjo nuk është gjëja më e mirë për ty.
Ti duhet t’ia sqarosh atij që mund t’i ofrosh vetëm shoqëri dhe asgjë tjetër. Nëse ai ndalon së flirtuari atëherë ti mund t’a vazhdosh shoqërinë me të, por nëse ai nuk ndalon do të thotë që nuk të shef vetëm si shoqe dhe ti duhet të shkëputesh menjëherë prej tij.
Ti je e re dhe e lirë. Dil dhe shijo jetën me shokë realë, në jetën reale”