TIRANE-“Për mandatin tim duhet të vendosin të gjithë socialistët”. Kështu është shprehur Edi Rama sot në Asamblenë e PS-së, duke hedhur idenë e referendumit.
“Ta vendosin socialistët çështjen e mandatit tim, as ju as Ne në Kongres. Ta vendosin me votë të lirë, të fshehtë, në përgjigje të pyetjes: Nëse mandati im duhet të ndërpritet. Sipas meje e mbështes me bindjen më të plotë rregullimin e statutit sipas modelit laburist. Mandati nuk kalohet me një votim shumice, nuk kalohet as në kongres. Se mandati im është marrë me një anëtar një votë dhe s’mund të kalohet në kongres. Statuti është bërë alibia, kurse qëllimi është rrëzimi i qeverisë, ndryshimi i programit të qeverisë për të cilën kanë votuar shqiptarët”, tha Rama.