TIRANE- I ftuar mbrëmjen e së martën në emisionin “Opinion” deputeti socialist Koço Kokëdhima është pyetur edhe për hotelin e shumëpërfolur në bregdetin e Himarës.
Ai u përgjigj: “Kjo është një sjellje e keqe nga shtyp aprofesional, pasi gazetarët kurrë skanë investiguar deri në fund. Ai investim nuk është i lidhur me personin tim, siç nuk janë ë lidhura shumë investime në atë zonë. Ai hotel është një investim i bërë me leje të shtetit shqiptar. E ka vëllai im dhe e ka pasuri të hipotekuar. Ka fituar edhe gjyqin në kohën e Sali Berishës, i cili tentoi tia prishë. Nuk ia prishi dot Saliu, si thoni ju, unë do të shkoj ti them Edi Ramës shko e prishi pallatin vëllait tim?! ”