Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biznesmeni arab, i akuzuari si financues Al-Kaedës i kërkon Shqipërisë 12 milionë USD dëmshpërblim

2016/03/09 at 9:45 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Biznesmeni arab, i akuzuari si financues Al-Kaedës i kërkon Shqipërisë 12 milionë USD dëmshpërblim

Në vitin 2001, biznesmeni arab Yassin Kadi humbi perandorinë e biznesit të ndërtuar në mesin e viteve ’90 në Shqipëri, pasi emri i tij u përfshi në listën e zezë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara si financues i terrorizmit.


Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Kadi ka pastruar ‘de jure’ emrin përmes një serie procesesh gjyqësore në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe ka rifituar pasurinë e tij në Shqipëri. Megjithatë, ai ka vendosur të kërkojë një dëmshpërblim të majmë nga Shqipëria me argumentin se “pronat e tij u keqadministruan” përgjatë shtatë viteve që ndodheshin nën sekuestro.

Në shkurt 2016, avokati i Yassin Kadi ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të shkallës së parë një padi kundër Ministrisë së Financave dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, AAPSK, të cilat kanë menaxhuar pasuritë e tij gjatë 7 viteve të sekuestros.

Sipas kërkesë-padisë të cilën BIRN e disponon, ai kërkon dëmshpërblim në vlerën e 1.527.330.000 lekëve (12 milionë USD).[Kliko këtu për padinë]

Biznesmeni Yassin Kadi nga qyteti Jedahh i Arabisë Saudite e shtriu aktivitetin e tij në Shqipëri nga ndërtimet deri tek financimi për qëllime bamirësie në mesin e viteve ’90. Por bizneset e tij në Shqipëri morën të tatëpjetën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, kur Kadi u përfshi në listën ndërkombëtare të personave të kërkuar për financim të organizatës famëkeqe Al-Kaeda.

Me pasuritë e tij nën sekuestro, Kadi u kujdes fillimisht të rrëzonte akuzat për lidhje me organizatat terroriste. Ai zotëron tashmë një vendim pafajësie të Gjykatës së Drejtësisë në Luksemburg, një vendim për hetimet e mbyllura në Stamboll dhe një tjetër verdikt të Gjykatës së Distriktit Jugor të New Yorkut, ku çështja e tij pushohet për shkak se nuk provohet që Kadi është financues i terrorizimit.

Emri i tij u hoq edhe nga lista e zezë e OKB-së në dhjetor 2012, ndërsa në vitin 2013 qeveria shqiptare vendosi t’i kthejë atij pronat e sekuestruara. Por përmes padisë së bërë në Gjykatë, Kadi pretendon t’i marrë shtetit shqiptar rreth 12 milionë dollarë dëmshpërblim vetëm për administrimin e “Loxhall”, njëra prej 7 kompanive të tij në Shqipëri.

Pretendimet e tij konsiderohen të padrejta nga Ministria e Financave dhe Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara. Përmes një shkrese të dorëzuar në Gjykatën Administrative, kjo Agjenci argumenton se pasuritë janë administruar konform ligjit dhe shuma e pretenduar nga Kadi është hipotetike.

Përballja në gjykatë

Kompania “Loxhall” me ortak të vetëm Yassin Kadi është sekuestruar në vitin 2006 dhe është administruar nga shteti deri në vitin 2013. Kjo kompani zotëron mbi 19 objekte të dhëna me qira vetëm në Tiranë dhe një sipërfaqe të madhe toke në zonën periferike të Yzberishtit.

Në kërkesë-padinë e dorëzuar në Gjykatë, avokati i Kadi pretendon se këto prona janë keqadministruar nga Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara, duke i shkaktuar atij një dëm prej 1.5 miliardë lekësh.

Sipas padisë, Kadi argumenton se llogaritë dhe asetet e tij u vendosën nën sekuestro pasi emri i tij u vendos gabimisht si financues i terrorizmit në listën e OKB-së në vitin 2001-kohë kur në Shqipëri dolën një sërë urdhrash dhe vendimesh për sekuestrimin e pasurive të tij.

Përveç kompanisë “Loxhall”, Ministria e Financave sekuestroi edhe 36 llogari bankare, 6 kompani të tjera, 20 apartamente tek Kullat Binjake në qendër të Tiranës dhe toka e hapësira të tjera në pronësi të Kadi. [Kliko këtu për urdhërin e sekuestrimit të pronave dhe kompanive të Yassin Kadi]

Në urdhrat e nxjerrë nga ish-ministrat Arben Malaj dhe Ridvan Bode përmenden shumë llogari bankare në emër të shoqërisë së ndërtimit “Karavan” dhe firmave të lidhura me dy emrat Yassin Kadi dhe Abdyl Latif Saleh, dhe ky një biznesmen që vepronte në Shqipëri dhe dyshohej për financim të organizatave terroriste.

Përveç sekuestrimit, kompania “Loxhall” dhe administratori i biznesmenit Kadi në Shqipëri, Hamzeh Abu Rayyan u përballën edhe me një procedim nga Prokuroria shqiptare. Abu Rayyan u akuzua se i kishte shkaktuar një dëm prej 80 mijë eurosh kompanisë dhe u dënua me 4 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Por më 25 janar të vitit 2012, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se vendimi i Gjykatës së Krime të Rënda duhet të prishet dhe çështja në ngarkim të të pandehurit Hamzeh Abu Rayyan u pushua.

Pas pushimit të hetimeve për administratorin e kompanisë së Kadi, shteti shqiptar i dorëzoi atë të gjitha pasuritë e sekuestruara, proces që përfundoi në tetor 2013.

Megjithatë, biznesmeni arab nuk mbeti i kënaqur.

“Pavarësisht kësaj vendimarrje, sekuestroja mbi pasuritë e paditësit ka prodhur pasoja. Sekuestrimi dhe administrimi i pasurive është bërë në mënyrë jotransparente,” thuhet në akt-padinë e tij.

Yassin Kadi e akuzon Ministrinë e Financave dhe Agjencinë e Administrimit të Paurive të Sekuestruara për fitim minimal nga investimi i shumave të llogarive bankare të investuara në bono thesari. Ai pretendon gjithashtu se asetet e kompanisë së tij u janë dhënë për shfrytëzim palëve të treta me qira më të ulët se sa vlera e tregut, ndërsa një truall prej 22 mijë metrash katrorë në Yzberisht nuk është shfrytëzuar thuajse fare.

“Kjo pasuri është përdorur si mall pa zot, ndërkohë që duhet të ishte përdorur dhe futur në qarkullim civil,”-thuhet në akt-padi.

Kadi pretendon gjithashtu se kjo pronë duhej të kishte përfituar nga plani urbanistik i komunës Kashar dhe nëse do të shfrytëzohej për ndërtim, do të sillte 1.5 bilionë lekë të ardhura.

Por Agjencia e Admininistrimit të Pasurive të Sekuestruara e kundërshton këtë pretendim, duke argumentuar se ligji nuk i jep të drejtën e tjetërsimit të pronave.

“AAPSK si Institucion shtetëror administrues nuk mund të merrte veprime për tjetërsim të destinacionit të pronës prej 22000 m2, sikurse pretendohet nga pala paditëse. Të drejtën e aplikimit për leje ndërtimi e kanë pronarët e truallit në marrëveshje me investitor dhe ndërtues”-thuhet në argumentat e Ministrisë së Financave.

Përfaqësuesit e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara i kërkojnë gjykatës që të mos marrë parasysh kërkesën e Yassin Kadi, pasi sipas tyre nuk ka fitim të munguar të kompanisë “Loxhall”.

“AAPSK ka rritur pasurinë e palës paditëse dhe në përfundim i janë dorëzuar në cilësinë e fryteve civile të përfituara nga administrimi,” përfundon relacioni i Ministrisë së Financave.

/Lindita Çela, BIRN



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Vildane Zeneli: Të pasmet i kam bio jo fotoshop

Vildane Zeneli: Të pasmet i kam bio jo fotoshop

E rrihte gruaja prej vitesh, burri merret në mbrojtje nga policia

Pre e hajdutëve bie edhe poliklinika në Durrës

Shkoi me vonesë në shkollë, ja si dënohet kjo nxënëse

Shkoi me vonesë në shkollë, ja si dënohet kjo nxënëse

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com