Policia e Tiranës ka sekuestruar 6 332 palë syze dielli dhe ka vënë në pranga për kontrabandë pronarin e tyre. Në kuadër të operacionit të koduar “Porsche”, policia ka vënë në pranga shtetasin me iniciale H.T. i cili ka shmangur detyrimin doganor në vlerën 2.2 mln lekë. Materialet i janë referuar prokurorisë për veprën penale ‘Kontrabandë me mallrat e tjera’.