Duke qenë se është akoma dita e 8 Marsit, e shënuar në kalendar si dita e nënave, i ftuar në Opinion deputeti Koço Kokëdhima e ka nisur praninë e tij në emision me një urim për të gjitha gratë dhe vajzat e Jugut. I ngacmuar nga ky urim, gazetari Fevziu e ka pyetur nëse Kokëdhima ndante këtë urim edhe për sjelljen e kryeministrit Rama në Parlament, kur ofendoi një deputete demokrate? Edhe pse është përpjekur të devijojë disa hera nga përgjigjia, gazetari Fevziu ia ka përsëritur disa herë pyetjen ku edhe ka marrë një përgjigje nga Kokëdhima. Cila është përgjigja e Kokëdhimës për sjelljen e Ramës ndaj deputetes së PD-së? Ndiqni videon…