Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bisedime sekrete me Greqinë dhe Italinë/ Qeveria po mendon kalimin e emigrantëve sirianë nga Shqipëria

2016/03/08 at 8:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bisedime sekrete me Greqinë dhe Italinë/ Qeveria po mendon kalimin e emigrantëve sirianë nga Shqipëria

Qeveria shqiptare është duke zhvilluar bisedime diskrete me Athinën dhe Romën për çështjen e refugjatëve sirianë. Siç raportohet në mediat greke dhe italiane, kalimi i tyre nëpërmjet Shqipërisë po bëhet i pashmangshëm, shkruan “Top­Channel”.

Qeveria greke njoftoi se do të fillojë vendosjen e refugjatëve të parë sirianë, vetëm pak kilometra nga kufiri me Shqipërinë. Të paktën 70 mijë pritet të jenë të bllokuar në Greqi në muajt në vazhdim, ndaj qeveria helene ka filluar të mendojë shpërndarjen e tyre.

Katër qendrave “hot spot” do të ngrihen në Filipiadha, në Igumenicë dhe në dy reparte ushtarake në Janinë. Edhe në Kostur, Follorinë dhe Ptolemaidha filloi puna për krijimin e ambienteve me kapacitet deri në 5.000 vetë.

Por një burim nga organizata Mjekët pa Kufij tha për Top Channel se është njoftuar të hapë tre pika të ndihmës së parë për refugjatët në kufirin me Shqipërinë, në Qafë Botë, në Kakavijë dhe Kapshticë.

Burime të Ministrisë së Jashtme greke thonë se, edhe në nivel politik vazhdojnë negociatat me qeveritë e vendeve fqinje për vendosjen në Shqipëri dhe Bullgari të një numri të caktuar emigrantësh, nga 10 deri në 15 mijë për çdo vend.

I njëjti burim saktësoi se pala shqiptare nuk ka kthyer përgjigje negative, ndërsa kryeministri bullgar ka rënë dakord në parim për të ndihmuar Greqinë në përballjen e krizës humanitare që po afron.

Por edhe Roma zyrtare vazhdon të jetë e shqetësuar për këtë problem.

Ndryshe nga sa u paraqit një ditë më parë në deklaratat zyrtare të qeverisë shqiptare, se Sandro Gozi, nënsekretar i qeverisë italiane për çështjet europiane bisedoi në Tiranë vetëm për çeshtjet e integrimit, mediat italiane thonë se ai ishte i dërguari i posaçëm i kryeministrit Renzi për të përgatitur në Tiranë një plan emergjence nëse nisin vërshimet në masë të refugjatëve drejt Italisë.

Sipas mediave italiane, gjatë takimeve jozyrtare të zotit Gozi me kryeministrin shqiptar Rama dhe kryetarit të Parlamentit Meta është folur për të formalizuar një memorandum mirëkuptimi në ditët e ardhshme për të lehtësuar më tej shkëmbimin e informacionit dhe të

forcimit të bashkëpunimit operacional.

Italia më parë vendosi që të pranojë Shqipërinë në patrullat detare, si pjesë e operacionit “Triton”, por edhe Pak ditë më parë, prokurori i Leçes i tha mediave se, në malet e Greqisë me Shqipërinë janë gati 25 mijë refugjatë sirianë dhe qeverisë italiane i duhet të hyjë në bisedime të shpejta me qeverinë shqiptare për zgjidhjen e problemit. / Top Channel/

Ju sugjerojmë

Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
Aktualitet

Samiti në Tiranë/ Punonjësit e policisë në terren, ja akset rrugore që bllokohen

16 Maj, 2025 8:50 am
‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota
Aktualitet

‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota

16 Maj, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 16 Maj 2025

16 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2025

16 Maj, 2025 8:11 am
Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Para
Hakeri më i tmerrshëm në botë/ Spiunonte klubet e futbollit, më pasi i shantazhonte

Hakeri më i tmerrshëm në botë/ Spiunonte klubet e futbollit, më pasi i shantazhonte

Çmendim keni për deputetin e PS Koço Kokdhima?

Yjet e Leicesterit po shkruajnë historinë, por rojet nuk i lejojnë të futen në pub

Yjet e Leicesterit po shkruajnë historinë, por rojet nuk i lejojnë të futen në pub

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Samiti në Tiranë/ Punonjësit e policisë në terren, ja akset rrugore që bllokohen

Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
16 Maj, 2025

Janë ndërmarrë nga ana e policisë një sërë masash për mbarëvajtjen e Samitit ku 53 liderë europian mblidhen në vendin...

Lexo më shumë

‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota

‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota
16 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet ku do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot, 16 Maj 2025

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
16 Maj, 2025

Për ditën e premte moti do jetë i paqëndrueshëm. Do të ketë vranësira mesatare deri të dendura në të githë...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2025

Horoskopi, 27 korrik 2023
16 Maj, 2025

Dashi Duket se ndikimi negativ i yjeve është zbehur dhe sot pritet një ditë më e qetë, që do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com