Duke folur për atë që ndodhi në Elbasan, ku deputetit Blushi jo vetëm iu ndërpre fjalimi nga fishkëllimat e sallës por edhe u tentua të dhunohej, analisti Andrea Stefani duke folur në Opinion, tha se Rama gaboi rëndë në menaxhimin e situatës. Pasi duhet të ishte ai që duhet tu thoshte sallës që të pushonte dhe jo të rrinte të bënte sehir. Për këtë arsye Stefani solli edhe shembullin e kryeministrit kanadez, i cili ndërsa ishte në një takim me të rinj, u kërkoi këtyre të fundit që të kenë respekt për fjalën e gazetarit që ndërkohë po i drejtonte pyetjen.