Dritan Hardhija, u lëndua dje në protestën tek Parku i Liqenit. Ai është efektiv i Policisë Bashkiake dhe aktualisht po merr një trajtim në spitalin e Traumës.
Top Channel ka bërë një intervistë me të, ku është shprehur: “Kam parë një djalë me xhup të zi përpara meje me një bishtë lopate të futur në mëngë të xhupit. Nuk arrita dot ta parandaloja se mora një goditje në mes të gjoksit dhe që nga ai moment nuk mbaj mend asgjë”.
Hardhija thotë se është ambientalist, por nuk është dakord me mënyrën si u protestua dje tek parku i Liqenit.
“Gjithëkush në botë ka të drejt të protestoi, por duke marrë parasysh për çfarë proteston, çfarë kërkon nga kjo protestë dhe se si proteston, në mënyrë paqësore”, thotë 36-vjeçari.