Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Kryeministri Edi Rama, duket se kanë bërë paqe mes tyre, pas replikave të shumta në Parlament ku ai i drejtohet me emrin Pamela, ndërsa ajo në protestën e disa ditëve më parë të përfaqësuesve të opozitës e ka kritikuar për fjalorin që përdor ndaj deputetëve.
Në pushim e seancës së djeshme plenare, deputetja Vokshi e ulur në një tavolinë me deputeten Mesila Doda dhe Olta Xhaçkën të PS-së, nuk ku kursyer batutat edhe me Kryeministrin Rama, i cili me sa duket nga fotot e shkrepura në ambientet e brendshme të Parlamentit, është afruar në tavolinën e tyre për të shkëmbyer një bisedë të shkurtër.