Në fjalën e tij para gazetarëve, Ben Blushi e krahasoi takimin e sotëm me socialistët e Elbasanit, me gjyqet e Enver Hoxhës në ’73-shin.
Blushi tha se “ky takim ishte gjyq ndaj një shkrimtari, siç bënte komunizmi”.
“Paskam bërë një gabim të madh se paskam bërë një libër. Keto lloj gjyqesh kanë ndodhur në vitin 73. Këtu u bë gjyq edhe për librat tani. Shkoi pak larg”, tha Blushi.