11 tregime nga fëmijëria e Neymar, që do t’u bëjnë juve të vlerësoni se sa e vështirë e kishte atë sulmuesi brazilian i Barcelonës. Nga makinat e shpejta, femrat, lirat spanjolle. Dhe një palë vathë ari, me një diamant në të, por mos harroni se fëmijëria e tij nuk ishte kurrë kështu. Neymar Jr ka hyrë në këtë botë përmes një jete të disavantazhuar, të diskriminuar, edhe pse të çiltër. Kur ju shikoni sot atë, në kulmin e karrierës, mos mendoni se gjithë jeta e brazilianit ka shkuar për mrekulli.
1-Ai u lind në Mogi das Cruzes. Nëse nuk do të spikaste me topin, atje në periferi të Sao Paulo nuk do të kishte ndonjëherë gjasa për ta gjetur.
2-Prindërit e tij ishin skajshmërisht të varfër. Babi i tij, Neymar Sr, sapo kishte lënë karrierën e tij të dobët të futbollit, kur Neymar Jr erdhi në jetë. Ai ka punuar tri punë për të ushqyer familjen.
3 Gjërat ishin aq të ngushta, sa ata nuk mundeshin të përballonin as pagesën e energjisë elektrike. Kështu, në fëmijërinë e hershme, Neymar ka provuar të ndriqohet me qirinj, sepse faturat e papaguara do të thoshin ndërprerje të shpeshta të energjisë.
4-Gjatë kohës që ishte në barkun e nënës së tij, kurrë nuk iu bë një eko (kqyrje me ultratinguj), para se të lindte. Pra, familja e mësoi që është djalë vetëm kur erdhi në këtë botë. Përsëri, të hollat mungonin për këtë, familja ndodhej aq ngushtë financiarisht, sa Neymar mezi ngopte stomakun me bukë.
5-Babi i tij nuk mundi ta shikonte të birin duke luajtur futboll, në fëmijëri. Ai ishte shumë i zënë, sepse përpiqej të mbante tri vende pune njëherësh, që të siguronte ushqim për familjen.
6-Neymar, djali i tij, kishte për të shkuar në një nga shkollat më të këqija në lagje.
7-Gjërat morën edhe më keq për Neymar, para se të ktheheshin më mirë. E gjithë familja lëvizi nga lagjia e varfër, sepse gjyshërit e Neymar kishin kursyer ca para.
8-Ata të gjithë flinin në një krevat, në një dhomë gjumi të vogël.
9-Dhe pastaj, në atë kohë, Neymar ishte gati për të vdekur
10-Kur u rrëzua me makinën e tij në mal. Neymar ishte katër muajsh dhe u hodh nga makina. Më vonë e gjetën me gjakderdhje anës rrugës. Fatmirësisht, për të dhe për futbollin, ai ia hodhi me disa dëmtime të lehta.
11-Video: Shikoni veprimet e Neymar si një 14-vjeçar.
[fbvideo link=”http://player.ooyala.com/iframe.html#pbid=63f267a0aae8493e9a2393eb94951149&ec=ZnNjk4eTpGBj6C3_1Azy6ajOMeV7uYeZ&docUrl=http%3A%2F%2Ftelesport.al%2F11-tregime-per-varferine-ekstreme-te-femijerise-se-neymar%2F” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]