Njëra palë thotë që jemi larg konsensusit, ndërsa pala tjetër thotë se është arritur konsensusi. Në këtë amulli të krijuar, Taulant Balla, në një deklaratë të fundit për shtyp thotë se marrëveshja për dekriminalizimin është arritur. “Ishte një proces sa i vështirë aq edhe i lehtë. Komisioni i mandateve ka votuar në unanimitet ndryshimet. Materiali i akteve nënligjore do ti kalojë seancës plenare”