Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nipi dhe shokët vranë dhe torturuan dy kunatat në Durrës, gjykata u cakton burg përjetë

2016/03/04 at 11:53 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nipi dhe shokët vranë dhe torturuan dy kunatat në Durrës, gjykata u cakton burg përjetë

Burgim përjetë ka vendosur sot Gjykata e Durrësit për tre personat që u gjetën fajtorë për vrasjen e dy kunatave, Gjinovefa dhe Elsa Vava.

Në seancën e sotme gjykata ka vendosur burgim përjetë për Indrit Shaqja, 42 vjeç, Artur Kacanolli, 29 vjeç, dhe Vilson Elmazi, 29 vjeç.

Ata ishin në akuzë për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen e dy të moshuarave, Gjinovefa dhe Elsa Vava, përkatësisht 77 dhe 72 vjeçe.

I ekstraduari nga Spanja, Indrit Shaqja, ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së dy kunatave, Gjinovefa dhe Elsa Vava, duke i hequr përgjegjësinë nipit të viktimave dhe bashkëpunëtorit tjetër të tij.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 2 shtatorit 2014, në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit, kur dy të moshuarat u gjetën nga të afërmit e tyre të pajeta.

“Vrasjet i kreva unë. Vilsoni dhe Arturi nuk kanë lidhje fare. Edhe Vilsoni vetëm mori pjesë në grabitjen që kishim organizuar, pastaj isha unë që dhunova dhe i lashë të lidhura plakat. Brenda në banesë hymë vetëm unë dhe Vilsoni, ndërsa Arturi nuk u afrua.

Filluam t’i dhunonim se nuk po na tregonin ku mbanin lekët dhe sendet me vlerë. Nipi i tyre (Artur Kacanolli) na kishte thënë se ato kishin valutë dhe monedha ari.

I lidhëm, me qëllim për të kontrolluar vetë në shtëpi. Kur i gjetëm lekët dhe sendet me vlerë, si dhe 20 monedha franga ari, u larguam me shpejtësi, duke i lënë të lidhura dhe me skoç në gojë. Por kjo u mori jetën. Ne nuk e dinim se do të vdisnin, e kemi marrë vesh vetën ditën tjetër kur e dhanë lajmet se kishin vdekur.

Nuk menduam se skoçi që u vumë në gojë, që të mos bërtisnin, do t’u bllokonte frymëmarrjen. Vrasjet i marr përsipër, sepse ishte vepra ime, ndërsa Vilsoni vetëm sa mori pjesë në grabitje”, deklaroi para trupit gjykues Indrit Shaqja, 42­vjeçari i cili u arrestua në Barcelonë të Spanjës, rreth 45 ditë pas ngjarjes.

Ai ka kërkuar të marrë autorësinë e krimit të dyfishtë përsipër, duke liruar nga akuza e vrasjes dy shokët e tij, nipin e viktimave Artur Kacanollin dhe Vilson Elmazin.

Ky i fundit, para togave të zeza ka deklaruar se nuk kishin qëllim të vrisnin të moshuarat, por vetëm të merrnin paratë dhe sendet me vlerë që kunatat mbanin në banesën e tyre të vjetër në qendër të qytetit.

Ndërsa nipi i viktimave, Kacanolli, është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen. Edhe ai ka pohuar se e kishte mësuar nga familjarët faktin se të moshuarat kishin vdekur. Indrit Shaqja, 42 vjeç, Artur Kacanolli, 29 vjeç, dhe Vilson Elmazi, 29 vjeç, akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen e dy të moshuarave, Gjinovefa dhe Elsa Vava, përkatësisht 77 dhe 72 vjeçe.

Sipas Policisë, të tre, në bashkëpunim me njëri­tjetrin, më datë 2 shtator 2014 kanë hyrë në banesën e dy kunatave, për të vjedhur sende me vlerë dhe para, por kanë hasur në kundërshtimin e tyre.

Ndaj, pa mëshirë, autorët i kanë torturuar deri në vdekje dhe u gjetën nga i biri i njërës prej viktimave të lidhura me skoç për të mos bërtitur, në shtëpinë e tyre në lagjen nr. 11 të Durrësit.

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Arrihet marrëveshja. Drafti i Dekriminalizimit, në PS dhe PD ka tym të bardhë

Arrihet marrëveshja. Drafti i Dekriminalizimit, në PS dhe PD ka tym të bardhë

Bleona Qereti në jurinë e “Your Face Sounds Familiar”

Bleona Qereti në jurinë e "Your Face Sounds Familiar"

Kreshnik Spahiu: Erion, njëherë ma hype, njëherë ta hypa, tani ki kujdes

Kreshnik Spahiu: Erion, njëherë ma hype, njëherë ta hypa, tani ki kujdes

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com