Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha se po vijohet me negociatat për dekriminalizimin, duke u shprehur se deri më tani janë pranuar një sërë çështjesh të rëndësishme.
Më tej, demokrati u shpreh se një çështje që ka mbetur ende hapur, është pezullimi i deputetëve që kryejnë vepra penale.
“Janë pranuar një seri çështjesh të rëndësishëm ka ende pak çështje që janë më rëndësi, për të cilat po të punohet për t’i zgjidhur, nesër ka përsëri mbledhje të Këshillit të Rregullores së Mandateve, dhe me vullnet do të kapërcehen, për t’i dhënë zgjidhje finale dhe të plotë, akteve që kanë të bëjnë me dekriminalizimi. Shpresoj se vullneti do të jetë i mjaftueshëm që deri nesër ne të kemi arritur t’i zgjidhim këto çështje.
Pres që nesër të kemi një përmbyllje të këtij procesi. Mbetem të hapur çështje që unë mendoj se duhet të jetë pezullimi i deputetëve që bëjnë vepra penale, dhe jo vetëpezullim, siç ishte rasti i deputetit Prenga. Kjo është një çështje që e kemi shprehur edhe me përpara. Nesër ne do t’i shqyrtojmë këto çështje, pasi jemi në fundin e afatit”, tha deputeti Bylykbashi.