Kryetari i Grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka deklaroi se PD nuk kthehet në parlament nëse nuk arrihet marrëveshja për formularin e vetëdeklarimit. “Nëse do kishim arritur një marrëveshje të përbashkët me aktet nënligjore, nuk do ishin të nevojshme negociatat. Formulari ka ardhur i gatshëm nga FBI dhe nuk ka pasur nevojë për negociata, megjithatë PS nuk pranoi që të adaptonte këtë formular, por tentuan të fusnin në formular pika që praktikisht krijonin hapësira që të shpëtonin një nr. I madh i atyre që mbajnë poste zyrtare. Jemi në negociata dhe në moment që do arrihet marrëveshja do kthehemi në parlament. Aktet nënligjore të Derkiminalizmit ishte detyrimi i fundit dhe kjo ishte data e fundit”, tha Paloka.
Paloka deklaroi se parlamenti është i pari institucion që po shkel kushtetutën pasi po thyen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Kërkesat tona, po them kërkesa por në fakt janë detyrime ligjore, lidhen edhe me marrëveshjen e dhjetorit 2014. Vendime hapur në shkelje të Gjykatës Kushtetuese. Ky parlament është krejtësisht jashtë realitetit apo situatës normale përderisa institucioni më i lartë ligjvënës është i pari që shkel kushtetutën e vendit. Vërtetë po negociohet për një nga pikat, por janë 3 pikat e tjera që parlamenti është në shkelje të kushtetutës”, tha ai.