Pelenat e foshnjes suaj duhet të ndërrohen 7 deri në 8 herë në ditë. Të pasmet delikate të një foshnjeje mund të irritohet lehtësisht nga kontakti me jashtëqitjen dhe urinën apo nga fërkimi me pelenat, ndaj ju duhet kujdes i veçantë çdo herë që i ndërroni pelenat. Ja disa këshilla se si të mirëmbani lëkurën delikate dhe të ndjeshme të foshnjes suaj.
Përgatituni për gjithçka që keni nevojë paraprakisht: pelena, fasha pambuku, produkte pastrami, kremë e tj.
Ndërroni pelenat e foshnjes suaj menjëherë posa të ketë jashtëqitje, mundësisht pas vakteve të ushqimit.
Të posalindurve u duhet të ndërrohet pelena më shpesh për shkak të urinimit dhe jashtëqitjes së shpeshtë.
Përzgjedhni madhësinë e duhur të pelenave, nëse pelena është më e vogël atëherë krijon fërkim që e irriton lëkurën.
Hapeni pelenën e patër dhe vendoseni në qendër të foshnjes. Nëse foshnja është mashkull, sigurohuni që penis ii tij të jetë i pozicionuar mirë para se të mbyllni pelenën.
Çdo herë që ndërroni pelenën, aplikoni krem për mbrojtje që përmban oksid zinku./femra.net/