Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Huffington: Shqipëria rrezikon nga muxhahedinët

2016/03/02 at 12:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Huffington: Shqipëria rrezikon nga muxhahedinët

*Shqipëria do të marrë edhe 3 mijë muxhahedinë pasi Rumania refuzoi që t’i marrë ata
*Në Shqipëri, ata kanë krijuar de facto një enklavë, që është jashtë ligjit, njësoj siç bënin në Irak

Mbërritja e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri mund të mos ketë shkaktuar kaq shumë zhurmë sa ishte menduar, por një shkrim i publikuar nga ‘Huffington Post’ ngre alarmin.

Autor i shkrimit është Massoud Kohdabandeh, një këshilltar për strategjitë e Lindjes së Mesme.

“Përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar dhe forcuar institucionet politike, të sigurisë, të drejtësisë dhe ato civile pas vitesh të tëra diktaturë, mund të minohen në mënyrë drastike nëse vendi injoron ose nënvlerëson rrezikun që vjen nga mbërritja e muxhahedinëve nga Iraku”, shkruan autori.

Sipas tij, në vitin 2013, Sali Berisha pranoi të marrë vetëm 200 muxhahedinë për arsye humanitare.

Por procesi vazhdoi dhe në vitin 2016.

Shqipëria do të marrë edhe 3 mijë muxhahedinë pasi Rumania refuzoi që t’i marrë ata. Në fakt, sipas autorit asnjë vend nuk pranon t’i marrë ata dhe vetë Iraku mezi pret që t’i heqë qafe.

Sipas autorit, fakti se në Shqipëri nuk ka shumë vëmendje ndaj këtij problemi vjen edhe për shkak se ata po vijnë me grupe të vogla.

“Në Shqipëri, ata kanë krijuar de facto një enklavë, që është jashtë ligjit, njësoj siç bënin në Irak”.

Por çfarë rrezikon Shqipëria?

Autori thotë se muxhahedinët janë një potencial për krim në një vend të njohur për korrupsionin e përhapur dhe krimin e organizuar.

Por jo vetëm kaq, ata mund të ngrenë lehtësisht një kamp stërvitor për terroristët.

“Komandantët terroristë nga çdo grup mercenar mund t’i shmangen radarit dhe të përfundojnë në Shqipëri, ku do marrin trajnim dhe mbështetje logjistike”.

Në fakt muxhahedinët deri para pak kohësh njiheshin si grup terrorist nga Perëndimi. Por pasi CIA dhe SHBA nisën t’i përdorin për të luftuar regjimin në Iran, u bënë miq që SHBA.

Tashmë vetë SHBA ka arritur një marrëveshje me Iranin dhe këtu nis problemi.

“Muxhahedinët do nisin të kërkojnë miq dhe mbështetës të tjerë,” shkruan autori.

“Grupi e ka pozicionuar veten përkrah Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë dhe ka ofruar ndihmë ndaj sauditëve për të luftuar shiat në Jemen. Ata kanë mbi 40 vite eksperiencë në aktivitete terroriste. Rreziku real është se ata jo vetëm do riarmatosen në Shqipëri, por mund të ftojnë edhe grupe të tjera për stërvitje”.

“Është e pamundur të injorosh faktin që muxhahedinët janë të radikalizuar në thelbin e tyre. Ata nuk janë refugjatë të thjeshtë. Shumë prej tyre janë trajnuar nga Sadam Hysein për akte terroriste. Fakti që veprojnë si kult i bën edhe më të rrezikshëm. Kjo do thotë se ndjekësit janë të bindur ndaj urdhrave të liderit”.

“Ka që tani shembuj të njerëzve të trafikuar prej muxhahedinëve nga Shqipëria në Europën Perëndimore dhe paratë janë përdorur për të financuar pastrim parash në Gjermani”.

Këshilla e tij për autoritetet shqiptare është që të mos lejojnë ngritjen e një baze terroristësh dhe të bëjnë sa të jetë e mundur që të mos i trajtojnë si pjesë e një grupi, por si individë.

Siç thotë një zyrtar i Kryqit të Kuq: “Si individë, 3 mijë nuk janë asgjë. Por si grup, askush nuk mund të merret me ta”.

Ju sugjerojmë

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
Kryesore

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

15 Maj, 2025 7:48 pm
Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
Bota

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

15 Maj, 2025 7:20 pm
Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Bota

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

15 Maj, 2025 6:57 pm
Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
Kryesore

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

15 Maj, 2025 5:19 pm
Para
Marrëzia e koncesioneve, kostot trefishohen për qytetarët

Rama emëron 5 zv/ministra, ja emrat

Leo dhe Kate pozojnë si në 1997

Ja me kë ka fjetur DiCaprio, natën e OSCAR

Nicole Scherzinger pjesë e kastit të “Dirty Dancing”

Nicole Scherzinger pjesë e kastit të "Dirty Dancing"

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
15 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, liderët europian kanë nisur...

Lexo më shumë

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
15 Maj, 2025

Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në...

Lexo më shumë

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
15 Maj, 2025

Ushtria izraelite ka kryer sulme të shumta në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, gjatë natës së mbrëmshme...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
15 Maj, 2025

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe ministri Pirro Vengu vizituan Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com