Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë organizon nesër një protestë përpara kryeministrisë kundër fjalorit ofendues të përdorur në parlament nga kryeministri Edi Rama.
Protesta do të zhvillohet në orën 12:00. Gratë demokrate i kanë bërë thirrje të gjitha grave në Shqipëri ti bashkohen kësaj proteste që zëri i tyre të dëgjohet.
Partia Demokratike dhe Lidhja e Grave thotë se Rama ka ofenduar deputeten Albina Deda, duke i thënë “fute vezën në mitër”, ditën kur opozita protestoi me vezë e letra kundër Ramës në parlament.