TIRANE- Moti në javën e parë të marsit parashikohet me vranësira dhe kthjellime, me temperatura nga 5 deri në 15 gradë celsius.
Nesër që është edhe dita e fundit e muajit Shkurt pritet të ketë reshje shiu. Ndërsa të martën dhe të mërkurën koha pritet të hapet. Të enjten shira sërish, të premten vranësira, ndërsa të shtunë dhe të diel, parashikohet kohë me diell.