Vajza e cila tentoi të vetëvritej pasi u mashtrua nga Denada Sadedini, e njohur si menaxhere e konkurseve të bukurisë, ka folur për emisionin “Stop” për atë që i ka ndodhur. Familja e saj për të plotësuar shumën e parave që i kishte kërkuar Sadedini për ta dërguar në një konkurs bukurie në Tajlandë, i kishte marrë borxh. Pasi mësoi faktin se kishte rënë pre e një mashtrimi, vajza nga Peshkopia tentoi t’i jepte fund jetës duke pirë ilaçet e gjyshes.
http://www.dailymotion.com/video/x3up8va_menaxherja-mashtruese-ja-kush-eshte-vajza-qe-tentoi-te-vriste-veten_news